Rreziku i katastrofës bërthamore çon drejtorin e përgjithshëm të IAEA në Moskë, çfarë pritet të diskutohet

Oct 6, 2022 | 19:08
SHPËRNDAJE

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossim tha të enjten se do të udhëtojë në Moskë për të diskutuar sigurinë bërthamore dhe situatën në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, pasi u takua me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky në Kiev.

sadghlkajdalsdhasdklfb

“Puna ime është të parandaloj një aksident bërthamor dhe kjo është ajo që po bëj”, u tha Grossi gazetarëve në një konferencë shtypi në Kiev.

Grossi tha se do të udhëtojë në Rusi “shumë shpejt” dhe se ai beson se bisedat që do të ketë atje do të jenë në një “nivel shumë të lartë”.

Kujtojmë se rreziku i një katastrofe bërthamore të ngjashme me Çermobilin është mjaft i pranishëm në Zaporizhzhia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura