“Rreziku është i madh, çdo gjë do mbyllet, siguroni ushqime për 15 ditë”, bashkia e këtij qyteti thirrje qytetarëve pas rastit të parë me Covid-19

Apr 6, 2020 | 20:32
SHPËRNDAJE

34475623_1026716117480177_5775010814293442560_o

Në Poliçan u konfirmua sot rasti i parë me Covid-19. Bashkia e qytetit i ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi pasi thekson se rreziku është i madh.

“Qyteti jonë është i vogël dhe rreziku për përhapje është shumë i madh, pasi personi i konfirmuar dhe familjar të tij kanë pasur kontakte të vazhdueshme me persona të tjerë në qytet”, thuhet në njoftimin e bashkisë, të shpërndarë në rrjetet sociale.

Bashkia ka marrë vendim që të mbyllë çdo shërbim dhe u bën thirrje qytetarëve të marrin masa për furnizimin me ushqime bazë për të paktën 15 ditë.

NJOFTIMI I PLOTE

Qytetarë të Poliçanit,

?Duke marr shkas nga konfirmimi i rastit të parë me Covid-19 në qytetin tonë, ju lutemi ?respektoni rregullat dhe qëndroni në shtëpi !

?Qyteti jonë është i vogël dhe rreziku për përhapje është shumë i madh, pasi personi i konfirmuar dhe familjar të tij kanë patur kontakte të vazhdueshme me persona të tjerë në qytet!

?Të gjitha shërbimet do të jenë të mbyllura!

?Shmangni daljet nga shtëpia dhe merrni masa për furnizimin me ushqime bazë për të paktën 15 ditë!

?Personat në nevojë, të moshuarit e vetmuar apo çdo kategori tjetër me nevoja specifike, të kontaktojnë në numrin e cel: 0698346110 për çdo nevojë të tyre, pasi stafi i Bashkisë Poliçan është në gatishmëri të plotë për ju!

?I gjithë qyteti do të jetë në karantinë absolute për të paktën 2 javë❗

?Nuk është momenti të panikohemi, por të jemi të vëmendshëm dhe të respektojmë rregullat e karantinimi për të minimizuar përhapjen dhe infektimin në masë!

policani 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura