Rrezikon t’i presin këmbët pasi i infekton silikoni në të pasme (PAMJE TË RËNDA)

Mar 3, 2015 | 12:30
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Vetëm disa javë pas konkursit të Miss BumBum në Brazil, një modele i është nënshtruar ndërhyrjeve urgjente në këmbët e saj, pasi impiantet e silikonit në të pasme ishin infektuar, ka shkruar “Daily Online”.

Andressa Urach, një 27-vjeçare ka treguar se ka qënë në rrezik për të humbur këmbët pasi infeksioni ishte i një shkalle të rëndë.

Modelja dhe prezantuesja e ka bërë publike këtë ngjarje pasi ka denoncuar spitalin për pakujdesi dhe tashmë është akoma nën kujdesin e mjekëve.

“Po vuaj shumë, por Zoti është me mua. Tashmë nuk do e përdor trupin tim për të punuar, preferoj të kem këmbë dhe të ec, dhe të kem gjysmën e të pasmeve që kisha”- ka treguar Andressa.

Vajza ishte zgjuar në mëngjes me këmbë të fryra që i dhembnin dhe menjëherë kishte lajmërua të afërmit të saj për ta dërguar në spital. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura