Fran Vatgjoka, ishte personi i parë që u fut me not në lumin Kir për tu shkuar në ndihmë dy fëmijëve që kishin mbetur të bllokuar poshtë Urës së Bardhajve prej orës 15:00 të ditës së djeshme, 21 mars 2018.
Nga spitali ku po merr trajtim mjekësor bashkë me dy fëmijët pasi forcat e rendit i nxorën nga lumi, 60-vjeçari ka treguar sesi u vu në dijeni për dy fëmijët.
“ Unë isha në shtëpi, më njoftuan në telefon ca njerëz të mi të afërm dhe thanë na kanë mbetur fëmijët në ujë. Arrita të shkoj. U futa me not për të shkuar tek fëmijët. Ishin bllokuar në ujë. Fëmijët kanë mbetur në ujë prej orës 3, unë kam qëndruar dy orë. Ishte rrezik i madh”, deklaroi ai.
Vatgjoka nuk di të thotë sesi të miturit u gjenden në atë situatë, por mendon se më shumë ka qenë një lojë mes tyre që më pas u rrezikoi dhe jetën.
Në fund ai tregon: Ikin, se kanë problem, kanë qenë dy fëmijë. U munduam për mirë, na ndihmuan edhe forcat e rendit. Tani jemi mirë, nuk kemi ndonjë problem. Falenderojmë dhe stafin mjekësor.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al