Rrezik shembje, evakuohen 34 familje. Në kërkim menaxheri i ndërtimit

Nov 28, 2015 | 12:55
SHPËRNDAJE

Evakuohen rreth 34 familje, banorët e një pallati në zonën e Selitës së vogël afër Xhamisë, pas alarmit se pallati ku banojnë rrezikon shembjen.

Situata është bërë problematike pas rrëshqitjes së dherave nga reshjet, por edhe per shkak të gërmimeve për ndërtim aty pranë.

Ministria e Brendshme njofton se më datë 28.11.2015, në Selitë e Vogël, tek xhamia është hapur një gropë për ndërtimi pallati, e cila nga rreshjet e shumta rrezikohet të shëmbet pallati pranë.


Pallati qe rrezikon shembjen by Gazeta_Panorama

 

Nga ana e Ministrisë së Brendshme është ngritur gjithashtu shtabi i emergjences për vlerësime situatës dhe veprimeve të metejshme.

gropaPolicia ka bere evakuimin e 34 familjeve në total, e nisur që në datë 26.11.2015, dhe ditën e sotme është bëre evakuimi i 7 familjeve të fundit, të cilët jetonin në këtë pallat.

“Gjithashtu është shpallur në kërkim menaxheri i ndërtimit të këtij pallati shtetasi me iniciale B.H, për mos respektim të rregullave të ndërtimit”-theksohet ne njoftim.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura