“Rrezik serioz për qytetarët”/ Paralajmërimi i ministrit të Shëndetësisë: Të veprojmë me vendosmëri për të…

Sep 26, 2020 | 22:51
SHPËRNDAJE

Qeveria spanjolle u ka kërkuar autoriteteve në Madrid të forcojnë kufizimet e koronavirusit në të gjithë qytetin, duke paralajmëruar një “rrezik serioz” për banorët nëse nuk e bëjnë këtë.

covidMadrid zgjati kufizimet në pikat e nxehta Covid-19 të premten, por refuzoi thirrjet për një bllokim në të gjithë qytetin.

Ministri i Shëndetësisë i Spanjës Salvador Illa tha se është “koha për të vepruar me vendosmëri” për të kontrolluar pandeminë.

“Ekziston një rrezik serioz për banorët, për rajonet fqinje,” tha Z. Illa, duke u bërë thirrje autoriteteve rajonale të kryeqytetit “të vendosin shëndetin e qytetarëve në radhë të parë” dhe të imponojnë një bllokim të pjesshëm në të gjithë qytetin, raproton BBC.

Madrid është përsëri në epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit ashtu siç ishte gjatë pikut të parë në fillim të këtij viti.

Vendi regjistroi edhe 12,272 raste të Premten, duke e çuar totalin zyrtar në 716,481, numrin më të lartë të infeksionit në Evropën Perëndimore.

Spanja dhe shumë vende të tjera në hemisferën veriore kanë parë një valë të dytë të pandemisë së koronavirusit në javët e fundit.

Ndërsa dimri po afrohet Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një paralajmërim të ashpër në lidhje me rikthimin e virusit në Evropë, por edhe në Botë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura