“Rrezik për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore në Ballkan”/ Mediat serbe komentojnë deklaratën e Albin Kurtit: Beogradi ka dy muaj kohë për…

Aug 8, 2022 | 22:01
SHPËRNDAJE

Mediat serbe kanë komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste për median italiane “La Reppublica”.

albinkurti

B92.net madje përdor të njëjtën gjuhë si Presidenti Aleksandër Vuçic, duke e quajtur Albin Kurtin si kryeministrin e “të ashtuquajturës Kosovë”.

Ata janë ndalur tek paralajmërimi i Kurtit i cili foli për shpërthimin e luftës së tretë botërore në Ballkanin Perëndimor, teksa shtoi se Kosova është më e rrezikuara.

“Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ekziston. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thosha të kundërtën, veçanërisht pasi bota e ka parë se çfarë ka bërë Rusia me Ukrainën. Nuk dua të them se është shumë i madh. Ne kemi kontingjentin e NATO-s këtu, por sigurisht është i lartë. Ne jemi një demokraci në kufi me një autokraci, në fund të fundit. Episodi i parë, pasojë e idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini, ishte Ukraina. Nëse kemi një episod të dytë , atëherë gjasat që një luftë e tretë të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë në veçanti, do të jenë shumë të larta.”

Artikulli i medias serbe:

Kryeministri i të ashtuquajturës Kosovë, Albin Kurti, ka thënë për gazetën italiane “LaRepublica” se rreziku i një konflikti të ri me Serbinë është i lartë. Siç tha ai, duke pasur parasysh atë që Rusia ka bërë me Ukrainën, do të ishte e papërgjegjshme të thuhet ndryshe.

“Nuk do të thosha se rreziku është shumë i madh, sepse ne kemi edhe një kontingjent të NATO-s këtu, por sigurisht që është i lartë. Ne jemi një demokraci që kemi autokraci në kufij”, tha Kurti.

Ai shtoi se para pushtimit të Ukrainës shanset për konflikt ishin të vogla, por tani situata ka ndryshuar.

“Nëse kemi një episod tjetër, për shembull në Transnistria, atëherë probabiliteti që Lufta e Tretë të ndodhë në Ballkanin Perëndimor, e veçanërisht në Kosovë, do të jetë shumë e madhe”, tha ai.

Kurti foli edhe për masat e reja reciproke ndaj Serbisë, duke theksuar afatin prej dy muajsh.

“Konvertimi i targave të vendosura nga Sllobodan Millosheviç. Ky është vendim i qeverisë sime. Ata kanë dy muaj kohë,” tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura