Rrezik për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru, OBSH apel qytetarëve: Kufizoni përdorimin e…

Oct 19, 2020 | 15:51
SHPËRNDAJE

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri thotë se përdorimi me tepri i kripës mund të rrisë presionin e gjakut.

Ky i fundit është një faktor kryesor rreziku për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

kripsi

OBSh-ja rekomandon kufizimin e sasisë së kripës që konsumojmë në më pak se 5g në ditë për të rriturit.

Kjo sasi duhet të jetë edhe më e vogël për fëmijët.

“Një sasi çuditërisht e madhe e kripës që ne konsumojmë është e fshehur në ushqimet që blejmë.

Kjo perfshin:
? bukën
? drithërat dhe produktet e bukës
? mishin e përpunuar
? djathin
➡️ duhet që industria ushqimore të fillojë të zvogëlojë sasinë e kripës së shtuar në ushqimin tonë”, apelon OBSH.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura