Një nga rrugët e cila është evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve, është edhe ajo nga rrethrrotullimi drejt Saukut, e që më pas lidh kryeqytetin me Elbasanin.
Aty ku pikërisht, pak ditë më parë, humbi jetën një 17 vjeçar, për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilin mjeti i tij goditi makinën Porsche që kishte ndaluar në karrexhatë.
Policia Rrugore e Tiranës nga kontrollet e ushtruara mbrëmjen e djeshme, ka evidentuar shoferë që e tejkalonin shpetjësinë e lejuar duke u kthyer në rrezik për vetën dhe drejtuesit e tjerë.
POSTIMI I PLOTE I POLICISE NE FB:
Rruga 🛣është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj. Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës🚑.
Vijojnë kontrollet👮♂🚔 parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak të shpejtësisë ✈dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.
140 km/h – 180 KM/h në aksin Sauk – Teg, prej orës 20:00 deri në 22:00, 🛣✈✈kur fluksi i mjeteve në lëvizje është i madh.
Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar🚑.
Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë 📸, në dy orë, në rrugën Interurbane Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas janë konstatuar dhe pezulluar 22 leje drejtimi për shpejtësi ✈mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 140 km/h – 180 km/h 🛫, rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bej statistike rrugore🚑. familja ka nevoje për TY , jo për fotot dhe videot e tua🙏
Comments are closed.