Rrezik për ngjarje tragjike/ ISHP apel qytetarëve, çfarë të bëni me kondicionerin në makinë

Jul 4, 2020 | 11:56
SHPËRNDAJE

106428077_2361236244170066_8467805987518873761_n

Instituti i Shëndetit Publik apelon për qyetarët që të shmangin sa më shumë përdorimin e kondicionerit, si në makinë dhe në ambiente të tjera, punë, apo shtëpi. Që në fillimet e pandemisë u tha se kondicioneri ndikonte për keq në përhapjen e koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, ISHP teksa liston të gjitha gjërat që duhet të kenë kujdes qytetarët në këto ditë të nxehta vere, shkruan:

“Për shkak të sezonit turistik ? dhe temperaturave e larta ? shtohet fluksi i qarkullimit dhe rreziku për ngjarje tragjike në rrugë”.

KESHILLAT

⚠️ Prandaj kujdes❗️
?Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit para nisjes.
?Vendosni rripin e sigurimit.
?Mos shpejtoni.
?Jo konsumit të alkoolit.
?Përdorni sa më shumë lëngje.
?Shmangni celularin në timon.
?Bëni herë pas here ndalesa në vende të freskëta, me hije, ujë të ftohtë etj.
?Përdorni veshje të lehta.
?Mos neglizhoni rregullat e sigurisë për pandeminë.
?Evitoni sa më shumë përdornin e kondicionerit.

Gjithashtu bëhet thirrje për mbajtjen e maskës dhe: “Shmangni vendet me grumbullime, ambientet e mbyllura dhe bashkëbisedimet në distancë të afërt”.

106913945_989242211531829_1284093074552833663_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura