Rrezik i lartë shëndetësor, arsyet pse nuk duhet të blini produkte të ngrira

Jul 9, 2018 | 9:56
SHPËRNDAJE

Vendet evropiane nisin tërheqjen nga tregu të produkteve të ngrira nga supermarketet, pasi duket se janë të infektuara më bakterin Listeria. Kjo është një masë paraprake pasi epidemia e këtij bakteri qarkullon në Evropë që prej vitit 2015 dhe deri tani ka shkaktuar vdekjen e 9 personave, ndërsa janë prekur 47 persona.

Specialistët thonë se ky bakter në fakt mund të shkatërrohet nëse i nënshtrohet temperaturave të larta në zierje e gatim. Bëhet fjalë për produkte si supa të ngrira, konfeksione zarzavatesh gjysmë të përgatitura, kryesisht ato që kanë në përbërje misër.produktet-e-ngrira

Edhe kompanitë prodhuese ushqimore kanë bërë të ditur se do tërheqin nga tregu prodhimet e tyre, sipas Klan Plus. Ndërkohë specialistët e shëndetit shprehen në rast të prekjes nga ky bakter, nuk ka simptoma të dukshme, përveç një gjendjeje të lehtë gripale apo  shqetësime gastrointestinale.

Bëhet i rrezikshëm nëse preken nga ky bakter persona me imunitet të ulët, mosha e tretë dhe gratë shtatzëna. Në rast të infeksionit në gjendje të rëndë tek gratë shtatzëna mund të shkaktojë deri në abort dhe rrezikun e prekjes nga meningjiti. Aktualisht tërheqja nga tregu i këtyre produkteve, veçanërisht në rrjetet e supermaketeve low-cost kanë nisur në Britani, Gjermani, Austri e Itali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura