Rreth 8000 ukrainas po mbahen robër nga Rusia në Luhansk e Donetsk

May 26, 2022 | 9:32
SHPËRNDAJE

roberRreth 8000 robër lufte ukrainas po mbahen në republikat e vetëshpallura popullor Luhansk dhe Donetsk të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore dhe qindra po shtohen çdo ditë, ka thënë një zyrtar i rajonit seperatist pro-Kremlinit.

“Ka shumë të burgosur. Natyrisht ka shumë më shumë në territorin e Donetskut dhe numri total është diku rreth 8000”, ka raportuar agjencia e lajmeve Tass.

Është raportuar se ka numër të madh të robërve duke potencuar se qindra të tillë po shtohen çdo ditë, shkruan BBC.

Forcat ruse kanë sulmuar më shumë se 40 qytete në rajonet e Donbasit dhe Luhanskut derisa po shtohen forcat që të merret i tërë kontrolli i Donetskut dhe Luhanskut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura