“Rreth 25 mijë shqiptarë në vit marrin shtetësinë italiane”- Juristi në Panorama TV: Duhet të presin deri në 3 vite, ka shumë kërkesa

Feb 3, 2023 | 8:19
SHPËRNDAJE

Juristi Ermir Lushnjari, shqiptar emigrant prej vitesh në Itali është themeluesi i një aplikacioni të quajtur “Caj mali” për të gjithë bashkëatdhetarët e tij që të kenë mundësi të marrin informacione për detajet që u duhen për të marrë dokumentet italiane.

lushnjari

Në një intervistë me “Panorama e Mëngjesit”, në PANORAMA TV, ai u shpreh se në Itali, brenda një viti janë 23 mijë apo 25 mijë shqiptarë që marrin shtetësinë italiane.

“Gjithsej janë 110 mijë shtetësi për natyralizim, për rezidencën, ose për motive martese, e motivi i punës që sa vjen e bëhet më i pranishëm. Ose për zgjedhje, ata që kanë lindur në Itali e kur mbushin moshën madhore aplikojnë te bashkia për shtetësinë italiane, sa po vjen po rritet kjo % tek komuniteti ynë shqiptar.

Fëmijët që kanë lindur këtu kanë mundësi të marrin shtetësinë dhe në mënyrë autonome, pa u varur nga prindërit. Ligji aktual që ka ndryshuar në 2020 përcakton deri në 3 vite kohë pritje, por shtetësia nuk është detyrim për shtetin italian, pra nuk ka detyrimin të japë shtetësinë sic ka detyrimin për permesson apo kartën e ID apo patentën. Koha e pritjes mund të jetë dhe më pak se 3 vite”, tha ai duke treguar se procesi eshte pak i veshtire dhe ka shume kerkesa per t’u plotesuar.

Sipas Lushnjarit, aktualisht ka një ulje për kërkesat e shtetësisë italiane nga shqiptarët.

“Nuk është më vendi i preferuar Italia, por dhe nga një emigrim i dytë që bëjnë shqiptarët nga këtu, ikin në Gjermani apo Zvicër pasi marrin shtetësinë italiane.

Nuk është më ajo prurja, apo dëshira më e madhe për të ndenjur në Itali dhe pse në BE shqiptarët kanë numrin më të madh”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura