“Rreth 2400 familje janë sot në çadra”- Basha: Ja si do të menaxhoja krizën e tërmetit nëse do të isha unë kryeministër

Nov 26, 2020 | 21:45
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryedemokrati, Lulzim Basha ka folur për tërmetin e 26 nëntorit, i cili mori 51 jetë njerëzish dhe shumë prej të prekurve tashmë ndodhen në çadra, ndonëse po afron dimri i dytë.

basha

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Basha ka treguar se si do ta menaxhonte ai krizën e tërmetit.

Basha: Në thelb atë që më kontraston në mënyrën më fondamentale nga Edi Rama dhe që ka dhe njerëz që ma mbajnë për minus por unë e konsideroj plus. Nuk do qeverisja nga Facebook-u, nuk do qeverisja me propagandë, nuk do qeverisja nga instagram por do merrja masat reale substantive. Do të bëja punë dhe jo propagandë. Ky bën propagandë dhe jo punë.

Nazarko: Për rastin e tërmetit..

Basha: Për rastin e tërmetit gjëja e parë që do të bëja do të siguroja që asnjë familje, brenda një kohe sa më të shkurtër të mos të mbetej në çadër. Nuk do të kishte kaluar…Si?

Nazarko: Ju se dini sa është numri i atyre që janë në çadra.

Basha: Si?

Nazarko: Numri i atyre që janë në çadra…

Basha: Sot që flasim sipas statistikave zyrtare numri i atyre që janë në çadra është diku midis 2300-2400 familje, sipas statistikave zyrtare. Pra absolutisht që e di se nuk flas me hamendësime, flas me fakte. Natyrisht numri është më i madh se kaq. Këto janë statistikat zyrtare. Pra le të themi se janë 5 mijë apo 10 mijë kontenier që duhen blerë. Nuk janë asgjë. Nëse ti vendos që ky është prioritet që këta njerëz që mbetën pa shtëpi të paktën mos ti kapi pneumonia dimrin e kaluar, tani dhe COVID-i. Do kenë një kontenier me depozitë uji me ngrohje me ftoje nëse dëshiron. Se ekzistojnë këto mundësi janë të gatshëm këto kontenier, edhe mund të blihen. Mund t’ju them edhe diçka tjetër se po bëjmë si ekspert tani po ne nuk jemi ekspert unë jam kryetar i opozitës kandidatë për kryeministër ju jeni analist. Po meqë erdhëm në këtë rrafsh.

Çim Peka: Meqënëse, kam edhe një foto…

Basha: Më fal ta mbyll këtë. Ka edhe mundësi për ti prodhuar këtu kontenierët. Janë ofruar njerëz për ti prodhuar këtu kontenier. Po as e kanë vënë ujin në zjarr fare. Më shumë kontenier në zonën e Bubqit ka çuar Partia Demokratike me vullnetarët e saj, parti në opozit pa pushtet vendor pa pushtet qendror sa çka çuar qeveria.

Nazarko: Si zgjidhje të përkohshme e kuptoj po ça do bëni?

Basha: Hapi parë do ishte ky. Hapi I dytë, në momentin që ti ke bërë një konferencë me investitorët për të marrë fonde dhe në momentin që ke vendosur që ky është një prioritet buxhetor, pa asnjë vonesë nis menjëherë procesi më i thjeshtë dhe i drejtpërdrejt për rindërtimin e këtyre shtëpive, ua kemi thënë në 100 herë, shpive në zonat rurale jepu kesh dhe mos krijo problem artificiale sepse ata e dinë vetë e ndërtojnë vetë e bëjnë shpinë vetë. Dhe po të kishin ndjekur këshillën tonë të gjitha shtëpitë në zonat rurale sot do të ishin të rindërtuara me..

Nazarko: T’ju bëj një pyetje?

Basha: Po!

Nazarko: Domethënë ju nuk e quani të drejtë qasjen e qeverisë sipas së cilës këto ndërtime një pjesë e cila u rrëzua për shkak të cilësisë së tyre, ndërtimit pa plan, prishjes së tokës së bukës, pra ky rast mos shpërdorohej për ndërtuar me plan, me zona të rregulluara, të urbanizuara.

Basha: Po ku njeh Rama planin urban, ku e njeh Erion Veliaj planin urban. Po këta janë shkatërruesit e planeve urbane. Po këta shkatërruan Tiranën vazhdojnë të shkatërrojnë Tiranën, këta po na vendosin kullë mbi kullë në çdo aks të qytetit.

Faktet janë të drejta por çfarë e pengonte qeverinë që pas inventarizimit të bënte si hap t’i parë, dy hap të parë. Hapi i parë kontenier për të gjithë ata që kanë mbetur pa shtëpi.

Nazarko: Po këtë e thatë.

Basha: Po është e rëndësishme kjo, s’është fjalë goje kjo. Këto janë para. Sa do bënin 3 milion? 30 milion? Po ja ku i ke zgjidhjet se në fund të fundit gjithçka është zgjidhje. Kur ta vesh atë kryqin te fleta e votimit ke zgjedhur këtej ose andej. Ai që ke zgjedhur ti do ti marri vendimet.

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se në procesin e rindërtimit ka afera të mëdha, të cilat sipas tij do të publikohen nga PD në javët që vijnë.

Basha tha se “donatorët po pengohen të ndihmojnë rindërtimin e shtëpive, sepse debatet e brendshme të qeverisë janë se kush do të marrë tenderin”.

Kryedemokrati ka theksuar se Rama nuk ka plan për rindërtimin dhe mania për ta paraqitur si propagandë në Facebook e Instagram, ka ndaluar çdo përpjekje për t’i dhënë zgjidhje problemeve.

Basha: Donatorët po pengohen të ndihmojnë rindërtimin e shtëpive, sepse debatet e brendshme të qeverisë janë se kush do të marrë tenderin.

Në ato raste kur t’i e ke të qartë që ato shtëpi që qëndrojnë aty prej 100 apo 120 vitesh, 50 apo 40 vitesh mund të rindërtohen, rindërtohen me kontribut financiar ndaj familjeve. Këtë e kanë kërkuar edhe familjet, edhe ne nga qeveria.

E dyta një transparencë totale. Siç do ta shikoni në javët në vijim ka afera të tmerrshme.

Mungesa totale e planit, mania për ta paraqitur si propagandë në Facebook e Instagram, ka ndaluar çdo përpjekje për t’i dhënë zgjidhje problemeve. Kjo me mua nuk kishte dhe nuk ka për të ndodhur. Një njeri i fiksuar pas televizionit personal mos prit të të japë zgjidhje.

 

Rrëfimi i publikuar nga kryeministri Edi Rama në përkujtim të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit dhe se si e kishte përjetuar ai këtë tragjedi, është konsideruar thjeshtë si propagandë nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha u shpreh se në fillim fatkeqësia u pa nga Rama si mundësi për PR. Ndërsa sa i përket familjeve që janë ndihmuar, Basha tha se janë përpjekur që t’i kamuflojnë shifrat dhe nuk është bërë transparencë.

Sipas kryedemokratit banorët që tashmë jetojnë në çadra po mendojnë të kthehen në banesat e tyre, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti, sepse çadrat i janë grisur dhe dimri po afron.

Basha: Fatkeqësia dhe rindërtimi nuk u morën asnjëherë seriozisht. U pa në fillim si mundësi për PR dhe deri në mëngjes me atë spot që publikoi Rama si propagandë.

Në këtë rast kemi të bëjmë me shumë familje që janë jashtë. Janë përpjekur ti kamuflojnë shifrat se edhe ato raste kur i kanë ndihmuar qytetarët nuk e kanë bërë me transparencë.

Kemi të dhëna të plota nga Mirdita. Vihet re se ka një problematikë ku banorët që u goditën nga tërmeti e dinë mirë. Çadra po ju griset dhe mendojë që të rikthehen prapë aty, në ato banesa të dëmtuara ku mungon një pjesë e tavanit, apo që muret janë të çara në mes.

Një vit më pas ata nuk duhet të ishin në të njëjtën çadër që iu dha në fillim. Në këtë rast Edi Rama ka zgjedhur të qeverisë nga Facebook dhe Instagram, t’i përdorë vuajtjet e tyre për të fotografuar dhe prodhuar spotet e ditës.

Sot nuk kemi asnjë shpresë për familjet që një vite më parë iu premtua banesa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura