Rrëshqitje gurësh në aksin Burrel-Milot. Në rrugë nuk ka as sinjalistikë, rrezik për aksidente

Jan 23, 2022 | 14:21
SHPËRNDAJE

rruga-peshkopi-kukesSi pasojë e motit të keq në rrugën nacionale Burrel – Milot ka pasur rrëshqitje gurësh. Po ashtu mësohet situata është problematike në Shkopet, më afërsi të sektorit C.

Ky është një problem shqetësues për drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët, pasi ekziston mundësia që të shkaktohen edhe aksidente.

Një devijim i vogël në këtë rrugë mund të bëjë që automjetet të përfundojnë në liqenin e Shkopetit, pasi nuk ka barriera mbrojtëse dhe sinjalistika.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura