Rrëshqitja e dheut, gjeologët kontroll pallateve në rrezik

Feb 24, 2018 | 11:09
SHPËRNDAJE

GJIROKASTER/ PIRO NASE / Shërbimi Gjeologjik ka kryer sondime në zonën e “Kodrës së Shtufit” në Gjirokastër, e konsideruar një zonë me rrezik të lartë.

Një masë e tillë vjen pas protestës së banorëve të pallatit që rrezikohen nga rrëshqitja e dheut, ku katet e para janë pushtuar nga balta. Specialistët e Institutit të Gjeologjisë kanë operuar në terren me instrumente të rënda për të identifikuar shkallën e paqëndrueshmërisë së terrenit.

27750616_2034633670148329_824842950449501800_n

Specialistët kanë marrë kampione të terrenit në thellësinë gati 20 metra dhe 30 metra për të parë se nëse shtufi është i qëndrueshëm në këtë thellësi apo nevojitet akoma më shumë sondim në një thellësi tjetër jashtë parashikimit.

Askush prej specialistëve të Gjeologjisë nuk ka dashur të japë shpjegime mbi përfundimin e arritur, pasi të dhënat do të jenë objekt diskutimi dhe përfundimi të dosjes së plotë të kësaj problematike, lindur prej fillimit të këtij muaji, kur u konstatua rrëshqitja e dheut shtufor, çka shkatërroi rrugën kryesore të kësaj lagjeje, si dhe dëmtoi apartamentet e dy kateve të para të pallatit tetëkatësh.

28055854_2043911095887253_8884850073786824937_n

Kryerja e matjeve në terren erdhi pas protestave të banorëve në fundjavë, të cilët denoncuan mungesën e marrjes së masave.

Kjo ka bërë që të ndërhyhet për plotësimin e rekomandimeve të lëna nga Shërbimi Gjeologjik dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, për stabilizimin e zonës ku ndodhi rrëshqitja, në 3 shkurt. Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, shprehet se sondimet gjeologjike dhe analizat laboratorike u kryen në disa pika për të pasur garanci dhe siguri në ndërhyrjet që janë parashikuar.

“Rehabilitimi i zonës dhe normalizimi i situatës janë prioriteti i punës sonë dhe kjo falë angazhimit maksimal të Bashkisë së Gjirokastrës, e cila do të ofrojë zgjidhje për shqetësimet e banorëve dhe siguri për jetët e tyre”, është shprehur Rami. Më tej, Rami shpjegoi situatën lidhur me punimet për parandalimin e rrëshqitjes së dherave në “Kodrën e Shtufit”.

28279585_2043911025887260_4761124937683298777_n

“Pas vizitës së fundit në terren nga drejtori i Shërbimit Gjeologjik, u la si detyrë për Bashkinë e Gjirokastrës, disiplinimi i ujërave, që e bëmë në kohë rekord. U vendos të disiplinohet i gjithë masivi në Kodrën e Shtufit. Zbatuam procedurat dhe ka nisur puna në kohë rekord për procesin e shpimit dhe të analizës laboratorike.

28168724_2043910982553931_1436754073836757628_n

Në fund të procesit, konkluzionet do të shkojnë pranë Ministrisë së Mbrojtjes, që të nisin masat mbrojtëse. Është normale që banorët të jenë të paduruar. Është një zonë e banuar dhe sigurisht që situata përbën frikë për të gjithë. Të bëhemi të gjithë bashkë dhe kjo zonë, për gjashtë muaj, do të qëndrojë në këtë situatë”, tha Rami.

Po në këtë zonë, pak ditë më parë u ndërhy për disiplinimin e ujërave sipërfaqësore dhe specialistët e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Gjirokastrës po vijojnë punën për ta kthyer situatën në normalitet të plotë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura