Rrënimi i Durrësit, 2500 vetë regjistrohen si të pastrehë. Banorët të tmerruar, nuk hyjnë as në banesat e padëmtuara

Dec 1, 2019 | 14:00
SHPËRNDAJE

LEONIDHA MUSAJ/ Paniku, pasiguria, ankthi, frika dhe kaosi ka mbërthyer qytetarët durrsakë prej pesë ditësh.durres

Të gjithë banorët janë të tmerruar, ndërsa dëmet e tërmetit janë të pallogaritshme. Duke filluar nga viktimat e deri te dëmet materiale. Prej mëngjesit të së martës, jeta në Durrës nuk është e njëjtë. Nga njëra anë, qyteti duket i boshatisur, nga ana tjetër, paraqitet kaos. Gjatë natës, qytetarët që kanë mundësi financiare, largohen nga qyteti.

Gjatë ditës, mjetet e Policisë, autoambulanca, mjetet e zjarrfikëseve dhe autokolonat e ekipeve të kërkim-shpëtimit, të ardhura nga vende të ndryshme të Europës, të lënë përshtypjen se kemi të bëjmë me gjendje lufte. Mbrëmjen e djeshme u mbyllën operacionet e kërkim-shpëtimit. Viktima e fundit që u nxor nga rrënojat ishte Ilir Lala, në zonën e ish-Kënetës, i cili e çoi në nëntë numrin e viktimave në këtë familje.durres-vijojne-kerkimet-ne-zonen-e-ish-kenetes

Qytetarët, të cilët nuk kanë mundësi financiare për të përballuar jetesën diku tjetër, janë regjistruar nëpër kampe. Ndërkohë, pjesa më e madhe e banorëve durrsakë kanë braktisur qytetin dhe po qëndrojnë nëpër qytete të tjera të vendit e një pjesë e mirë edhe në Kosovë.

NATA NE DURRES

Gjatë orëve të mbrëmjes, Durrësi pushtohet nga heshtja. Qytetarët nuk guxojnë të futen nëpër shtëpitë e tyre, pavarësisht se një pjesë e mirë nuk kanë pasuar asnjë dëmtim. Gjatë një vëzhgimi nëpër qytetin e Durrësit, bie në sy fakti që nuk ka asnjë dritë nëpër pallatet, të cilat janë braktisur nga banorët e tyre. Nuk dihet se sa do të zgjasë kjo pasiguri e qytetarëve, ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre kanë mbetur të pastrehë. Pallatet e reja, të cilat janë shumëkatëshe dhe strehojnë pjesën më të madhe të banorëve durrsakë, janë jashtë përdorimit.termeti situata Durres godinat e prekura-lekundjet-sizmike-6 (8)

Ata janë të dëmtuar dhe ekspertët u kanë vendosur shiritin, duke i klasifikuar për momentin si të pabanueshme. Nga verifikimet paraprake rezulton se në Durrës kemi të bëjmë me 701 banesa të dëmtuara, 12 të shkatërruara plotësisht, si dhe 176 pallate të tjera që kanë pësuar plasaritje. Sa i përket personave që kanë mbetur të pastrehë, për momentin po strehohen nëpër hotelet e qytetit të Durrësit, të cilat kanë hapur dyert dhe presin qytetarët në nevojë. Rreth 2500 persona janë regjistruar si të pastrehë. Fillimisht, ata u vendosën nëpër çadra te kampingu që u ngrit te stadiumi “Niko Dovana”.termeti situata Durres godinat e prekura-lekundjet-sizmike-6 (5)

Pasi nisën reshjet e shiut, autoritetet vendosën t’i transferonin drejt palestrave të tri shkollave, te “Marie Kaçulini”, “14 Nëntori” dhe “Mjeshtëria Sportive”. Por mesditën e djeshme u transferuan nëpër hotelet e qytetit, ku do të qëndrojnë për një kohë ende të papërcaktuar. Ndërkohë, grupet e punës po vazhdojnë me verifikimin e dëmeve në terren, ku shifrat pritet të rritën në mënyrë të vazhdueshme.

Do të jenë grupet e ekspertëve, që kanë në përbërje arkitektë e inxhinierë, ato që do të vendosin nëse objektet e dëmtuara janë apo jo të banueshme. Duke marrë parasysh faktin që kemi të bëjmë me një dëm katastrofal, kjo etapë do kohë të përfundojë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura