Rrëmbimi në autostradën Tiranë-Durrës, shpallet në kërkim një person, zbulohet lidhja e tij me “Rrumin” (EMRI)

Oct 3, 2022 | 23:46
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy shtetas për pengmarrjen e vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë dy dite me parë.

rrembimi

Sipas News24, një prej personave të shpallur në kërkim është shtetasi Agron Bejdolli, i cili kishte një lidhje të ngushtë me Aleksander Lahon alias Pëllumb Muharremit i njohur si “Rrumi”. Ai drejtonte makinën e Rrumit ditën e atentatit ndaj makinës se Arjan Ndoj.

NGJARJA

Në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, vellezerit Gentian dhe Indrit Beqiraj duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.

Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin Indrit Beqiraj të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, në bazë të kallëzimit të shtetasit Indrit Beqiraj është regjistruar procedimi penal dhe po punohet për sqarimin e motivit dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për implikimin e këtyre personave, në ngjarje të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura