Rrëmbimi i vajzës 15 vjeçe nga banesa nën kërcënimin e armës, arrestohet një nga autorët. Emri

Sep 10, 2018 | 14:20
SHPËRNDAJE

Kapet dhe ndalohet njëri nga autorët e shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëpunues në ngjarjen e datës 5 shtator, kur një vajzë adoleshente u rrëmbye nga banesa në Dibër.

Edison Dangri, 21 vjeç, banues në Bulqizë, u vu në pranga, njoftoi policia.

arrestimi-pranga

Policia e Bulqizës në vijim të punë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së datës 05.09.2018, ku shtetasi Edison Dangri në bashkëpunim me shtetasin F.T (i shpallur në kërkim), janë futur në banesën e shtetases H.K, ku dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë kanosur familjarët që ndodheshin në banesë dhe më pas janë larguar së bashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe, njoftoi Policia.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale  “Heqje e paligjshme e lirisë”, ” Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Përndjekja”, “Kanosja”, parashikuar nga nenet 110, 278 e 121/a , 84, të  Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.

Konflikti 

Pas ngjarjes, policia njoftoi se H.K me datë 05.09.2018, ka bërë kallzim se në orët e mbrëmjes në banesën e saj kanë ardhur shtetasit F.T, dhe E.D, ku dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri, kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë, dhe më pas janë larguar sëbashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe.

Nga deklarimet e shtetases H.K (nëna e saj), dyshohet se vajza M.K, ka patur lidhje me shtetasin F.T).

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura