Rrëmbimi i peshkarexhës nga egjiptiani, foto e marinarit Luan Mema pas lirimit

Jun 29, 2016 | 10:24
SHPËRNDAJE

Ministria e Jashtme ka bërë të ditur sot se autoritetet egjiptiane kanë gjetur marinarin Luan Mema i cili ishte rrëmbyer nga egjiptiani Adel Salam së bashku me marinarin tjetër Dhimitër Malja dhe peshkarexhën.

Luan Mema i marre peng ne peshkarexhe
Luan Mema i marre peng ne peshkarexhe

Sipas ministrisë “Menjehere pas marrjes se informacionit per gjetjen dhe bllokimin e peshkarexhes nga Marina egjiptiane dhe transferimin e saj ne nje port ushtarak ne Aleksandri, Ambasada jone ne Egjipt kontaktoi me autoritetet lokale te sigurise dhe hetimit, te cilat informuan se mes personave te ndaluar ne bordin e peshkarexhes gjendet shtetasi shqiptar Luan Mema, gjendja shendetesore e te cilit paraqitet e qëndrueshme”.

Ambasada shqiptare ne Egjipt po kujdeset per ti ofruar asistencen konsullore te nevojshme, si dhe ne bashkepunim me autoritetet egjiptiane, pas perfundimit te hetimit do te jap gjithe ndihmen e mundshme per kthimin e shtetasit Luan Mema ne Shqiperi.

“Autoritet egjiptiane jane duke punuar per gjetjen e vendodhjes se shtetasit tjeter shqiptar, Dhimiter Malja si dhe kryerjen e te gjitha procedurave hetimore per zbardhjen e kesaj ngjarje. Ministria e Puneve te Jashtme dhe te gjitha organet e tjera te perfshira ne kete operacion shpetimi sigurojne opinionin publik per angazhimin maksimal”, vijon me tej njoftimi i Ministrise.

Peshkarexha “Celepia 2” u rrembye pak dite me pare nga egjiptiani Adel Salam, i cili i kerkonte pronarit te saj ti jepte 70 mije euro per ta rikthyer se bashku me dy marinaret e marre peng.

Dje u be edhe arrestimi i egjiptianit dhe se bashku me te u gjet edhe Luan Mema.

luan mema i liruar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura