Rrëmbimi i Jan Prengës/ “Rrezikon të preket edhe nga koronavirusi”, gjykata liron nga qelia babain e Altin Hajrit, ç’tha avokati

Mar 30, 2020 | 17:43
SHPËRNDAJE

asdqqe

Lirohet nga qelia Bajram Hajri, babai i Altin Hajrit, i ciliu arrestua dy javë pas rrëmbimit të Jan Prengës në Kamzë. Gjykata e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin vendosi të premten të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Gjykata e Posacme ka pranuar kërkesën e avokatit, raporton gazetarja e Panorama.

Avokati ka argumentuar se për shkak të një sëmundje kronike të veshkave, Bajram Hajri nuk mund të qëndronte më në qeli.

Mbrojtja kërkoi heqjen fare te masës së sigurisë, por Gjykata e ka lënë në masën “Arrest shtëpie”.

Sipas mbrojtjes, Bajram Hajri duke qenë se vuan nga sëmundje kronike e veshkave, rrezikon edhe nga epidemia e Covid 19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura