Rrëmbehet 22 vjeçari shqiptar në Francë/ E përplasin me makinë dhe e tërheqin brenda automjetit, policia po heton lidhjet me…

Jan 20, 2022 | 18:54
SHPËRNDAJE

Një i ri shqiptar rezulton i zhdukur prej dy ditësh në Riom (Puy-de-Dome) të Francës, ndërsa të akuzuar janë katër bashkatdhetarët e tij. Sipas mediave franceze,  dy makina janë përplasur me njëra -tjetrën, dhe njëri nga drejtuesit e automjeteve është futur në makinën tjetër dhe ka rrëmbyer 22 vjeçarin shqiptar.

france

Makina e të riut është përplasur qëllimisht për ta tërhequr më pas në automjetin e tyre. Policia ka akuzuar katër persona, po shtetas shqiptarë të cilët qëndronin në Francë ilegalisht.

Pak para zhdukjes i riu ka vizituar shtëpinë e katër personave por ata mohojnë të jenë të përfshirë në rrëmbimin e tij. Katër të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit. Një nga pistat që po hetohet është ajo e trafikut të drogës ndërsa policia franceze vijon kërkimet për gjetjen e personit të zhdukur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura