Rreh kryepakun e fshatit dhe i dëmton makinën, arrestohet

Jun 30, 2016 | 9:28
SHPËRNDAJE

Arrrestohet i riu pasi dhunoi kryeplakun e fshatit. Ngjarja ka ndodhur në Drizar të Mallkastrës dhe në pranga ka rënë shtetasi 32-vjeçar Florent Çaushaj.

Ilustruese
Ilustruese

Sipas policisë, 32-vjeçari ka goditur me grushte për shkak të detyrës shtetasin E.S 33 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Drizar si edhe i ka dëmtuar me sende të forta mjetin tip autoveturë me targë AA 868 HF në pronësi të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura