Rregullorja, si do zgjidhen drejtuesit në universitet. Tre emrat që synojnë drejtimin e UT-së

Feb 14, 2020 | 11:51
SHPËRNDAJE

Ashtu siç urdhëroi ministrja e Arsimit në nisjen e procesit zgjedhor për drejtuesit në universitete, fiks dy muaj përpara datës së zgjedhjeve, universiteti më i madh në vend, ai i Tiranës, ka rregulloren e tij.Universiteti-Filologjiku

Dokumenti ka marrë miratimin e senatit akademik në ditën e parë të kësaj jave, më 10 shkurt (data 9 i bie e diel), ndërsa zgjedhjet janë caktuar më 9 prill. Ndonëse nuk është depozituar ende asnjë kërkesë në Komisionin Institucional të Zgjedhjeve, në mjediset akademike tre janë emrat që përfliten se do të vetëkandidohen.

Rektori aktual Mynyr Koni do të ndërmarrë edhe një herë këtë sfidë duke kandiduar përballë Artan Hoxhës, dekanit të Fakultetit të Drejtësisë si dhe pedagoges së Ekonomikut, Kozeta Sevrani.

Të tre këta mësohet të përmbushin kushtet që parashikon ligji dhe rregullorja: titulli profesor, përvoja akademike mbi një dekadë si dhe titullarë të disiplinave të lëndëve që kanë lekturuar.

Përveç përvojës në mësimdhënie prej minimalisht 5 vitesh, kushtet janë të njëjta edhe për dekanët.

Këta të fundit, duke qenë të rinj në këtë detyrë, do të kërkojnë nga kolegët e tyre dhe studentët edhe një mandat, në të pesë fakultetet, përveç atij të Drejtësisë që aspiron për më lart. Zgjedhjet e këtij viti do të jenë të dytat që mbahen pas hyrjes në fuqi të ligjit të arsimit të lartë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura