Rregullorja për mësuesit, del i paaftë nëse s’e merr provimin deri në 5 herë

Nov 22, 2015 | 12:15
SHPËRNDAJE

Kandidatët që nuk rezultojnë kalues kanë deri në pesë herë mundësi për ta dhënë provimin, shoqëruar me një ndëshkim në vlerë monetare. Çdo mësues apo mjek, që testohet për herë të parë, duhet të paguajë një shumë prej 10 mijë lekësh të rinj, ndërsa për çdo herë që e përsërit provimin, shuma vjen duke u rritur me 2500 lekë.

Shkolla e mesme Qemal Stafa
Shkolla e mesme Qemal Stafa

Kështu, të pestën herë, një kandidat për mësues apo mjek do t’i duhet të paguajë 20 mijë lekë. Në rast se nuk arrin të marrë gjysmën e pikëve as herën e pestë, ai shpallet i paaftë për të kryer profesionin, për të cilin supozohet të ketë studiuar për vite të tëra e diplomuar nga fakulteti përkatës.

Provimi vlerësohet me sukses nëse kandidati merr jo më pak se 50 pikë, nga 100 të mundshme. Me notën 6 vlerësohen ata që marrin 55-64 pikë, me notën 7 nëse marrin 75-74 pikë, me notën 8 ata që marrin 75-84 pikë, marrin 9 nëse arrijnë 85-94 pikë, ndërsa mbi 95 pikë e lart kandidati vlerësohet me notë maksimale.

Secili ka mundësinë të marrë pas provimit pikët e arritura, ndërkohë që ka edhe mundësinë ta ankimojë brenda pesë ditëve nga shpallja e pikëve. Rezultati i arritur ka rëndësi veçanërisht për mësuesit, pasi nga ky vit, pikët e marra do të jenë të pasqyruara në licencë.

Në mungesë të një urdhri profesional për arsimtarët, kompetencat e lëshimit të licencës i janë ngarkuar Agjencisë Kombëtare të Provimeve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura