Rregullorja për kualifikimin, Skënderbeun e “dënon” dueli direkt me serbët

Nov 23, 2017 | 23:05
SHPËRNDAJE

Skënderbeu nuk ka mundësi që të kualifikohet për më tej edhe pse arriti një fitore madhështore me Dinamon e Kievit. Korçarët aktualisht janë të tretët me 5 pikë, por Partizani i Beogradit fitoi me Jang Bojsin 2-1 dhe është i dyti me tetë pikë. Serbët favorizohen nga ndeshjet direkte.

skenderbeu

Edhe nëse Skënderbeu mund Jang Bojsin në ndeshjen e fundit dhe Partizani humb në transfertë me ukrainasit, do të renditeshin me tetë pikë, por përfitojnë serbët sepse në ndeshjet direkte kanë barazuar 0-0 dhe kanë mundur 2-0 ekipin e Skënderbeut.

Rregullorja

Në kompeticionet UEFA, sipas nenit 20, pika 6, qoftë në Ligën e Kampioneve, ashtu sikurse në Ligën e Europës, rregullorja parashikon që vendimtare për t’u kualifikuar nga faza e grupeve janë bilanci i ndeshjeve direkte, ku pa dyshim edhe golat jashtë fushe vlejnë si një bonus. Kjo do të thotë që në rast pikësh të barabarta mes dy skuadrave, pikët e grumbulluara me njëra-tjetrën do të jenë decizive. Në rast se edhe duelet direkte kanë ndarë dy barazime, ai që vendos do të jenë golavarazhi mes tyre.

Renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura