Rregullat e reja për makinat, ja cilat mjete do të lejohet që të importohen

Jan 13, 2018 | 10:29
SHPËRNDAJE

Në 6 mujorin e parë të vitit 2018 pritet  të hyjnë në fuqi rregullat e reja për importin e mjeteve në vendin tonë. Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi do të  lejohet vetëm importi i mjeteve motorrike të cilat  plotësojnë standartet  Euro 4, 5 dhe 6 të shkarkimeve në ajër.

trafik

Klosi ka theksuar më herët se është e patolerueshme që të vazhdojë  futja e automjeteve të vjetëruara të cilat ndosin mjedisin duke ndikuar direkt në shëndetin e qytetarëve.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në kuadër të mbrojtjes së mjedisit si pjesë e nismës së ndërmarrë së fundmi, është ndalur edhe tek rëndësia e përmirësimit të cilësisë së karburantit një kërkesë kjo e hershme e bizneseve. Ndërsa për makinat e vjetra të cilat janë në përdorim sipas ministrit  duhet të ndërhyhet për të arritur standardin euro 3 të shkarkimeve në ajër.

Aktualisht në vendin tonë janë 560 mijë automjete me një jetëgjatësi mbi 20 vite ku 80% e tyre rezultojnë ndotëse për mjedisin. Sipas ISHP ndotja e mjedisit vitet e fundit është bërë shkak i mbi 40 mijë lloje sëmundjesh ku pjesa më e madhe janë rrezik serioz  për jetën e qytetarëve.

TV Scan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura