Rregullat e arta/ Sekretet e ushqimit pas moshës 40-vjeçare, si të keni trup të mirë

SHPËRNDAJE

Mënyra më efikase për të pasur një metabolizëm të shpejtë pas të dyzetave është të keni një masë solide muskulare.

djathebardhe9011-750x500

Kjo nevojitet edhe për të mirëmbajtur peshën trupore

Arritja e këtij qëllimi shpesh bëhet e vështirë.

Kjo ndodh për shkak të mungesës së informacionit mbi aktivitetin  fizik dhe nevojës për proteina.

Një studim i publikuar në British Journal Of Sports Medicine, të cilit i referohet AgroWeb.org sqaron lidhjen mes  proteinës, muskujve dhe aktivitetit fizik.

Në këtë studim morrën pjesë 1,863 gra dhe burra të moshave dhe peshave të ndryshme.

Rezultatet e studimit konfirmuan se njerëzit që konsumojnë më shumë proteinë, kanë një qëndresë dhe forcë 10 përqind më të madhe.

Masa muskulare e njerëzve që konsumojnë më shumë proteinë është 25 përqind më e madhe se ata që nuk konsumojnë proteinë.

Studiuesit konfirmojnë se njeriu duhet të konsumojë 1.6 gramë proteinë për çdo kilogram të peshës trupore.

Pra nëse një njeri peshon 60 kg, ai duhet të konsumojë 96 gramë proteinë në ditë.

Përmbledhje studimesh të ngjashme të publikuara në New York Times  sugjerojnë se njerëzit e moshës së mesme dhe ata që që kryejnë aktivitet intensiv fizik duhet të rrisin dozat e proteinës.

Shkencëtarët nuk janë në favor të konsumit të sasive të tepruara të proteinës.

Sipas tyre, nëse njeriu konsumon më shumë se 1.6 gramë proteinë për çdo kilogramë të trupit, nuk do të ketë më shumë muskuj.

Proteinë Me Baze Bimore Apo Shtazore?

Përzgjedhja e burimit të duhur të proteinës është thelbësore për të shtuar masën muskulare.

Ekspertët thonë se si proteinat me bazë bimore ashtu edhe ato me bazë shtazore janë të mira.

Ato janë efikase për formimin e një mase ideale muskulare pa yndyrna.

Në fakt konsumi i proteinës në çdo kohë të ditës ofron të njëjtat përfitime si në rastin e konsumit të tyre pas një aktiviteti fizik.

Ushqimet E Pasura Me Proteinë

Produktet e detit, mishi i shpendëve, produktet e bulmetit, vezët dhe fasulet janë ndër ushqimet më të pasura me proteinë./AgroWeb.org

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.