Rrëfimi tronditës i “snajperit” të Interit: Kam menduar vetëvrasjen, vodha pilula për më shumë se 2 vite

Jun 22, 2018 | 18:59
SHPËRNDAJE

Ish-mesfushori i Interit, Andi Van Der Mejde i ka surprizuar të gjithë me historinë e tij. Holandezi në një rrëfim për programin “Voetbal Inside” ka folur për veset e shmta që e kanë karakterizuar kur ai lunate futboll. Van der Mejde ka folur edhe për periudhëm e errët kur ai u transferua në Angli.

meyde

“Kam fituar 45.000 euro në javë dhe kam patur një Ferrari të madhe, por nuk mund të shkoja askund. Kur kam qenë në Angli, në një moment të vështirë të jetës sime, kam menduar edhe për vetëvrasjen. Familja dhe mamaja ime më kanë ndaluar.  Kam humbur gjumin, pija verë dhe Bacardi dhe merrja ilaçe për gjumin, isha i varur.

392376_TS_22-06-18_9650239124_

Kam vjedhur pilula për më shumë se dy vite”, ka zbuluar më tej holandezi. Kam marrë kokainë, kam konsumuar shumë alkool dhe kam bërë festë shtatë ditë të javës. Nuk mund të përqendrohesha te futbolli dhe tek asgjë tjetër. Nuk mund ta kontrolloja veten në Liverpool, kam kuptuar se ai qytet do të më kishte vrarë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura