Rrëfimi prekës i nënës: Ma vrau vajzën para syve e nuk bëra dot gjë

Feb 2, 2016 | 10:40
SHPËRNDAJE

Kujtim Ibraj i mori jetën së bijës duke e goditur tri herë me thikë në sytë e së ëmës, motrave dhe vëllezërve. Ai madje tentoi të vriste edhe vajzën tjetër.

Gjashtë anëtarët e familjes e patën të pamundur ta ndalonin babanë që të vriste vajzën vetëm 16 vjeçe, që, në fakt, nuk kishte bërë asgjë për të merituar, as atë shuplakën që ai ia jepte kot.

Viktima, Elidiona Ibraj/ Shtepia ku ndodhi krimi
Viktima, Elidiona Ibraj/ Shtepia ku ndodhi krimi

Nëna e Elidona Ibrajt, e cila dje u përcoll për në banesën e fundit, tregon momentin kur i shoqi sulmoi me thikë të gjithë pjesëtarët e familjes, duke lënë të vdekur vajzën më të vogël. Lutfia tregon se askush nuk mund ta parandalonte atë ngjarje, pasi as ata vetë, edhe pse ishin të gjithë në shtëpi, nuk mundën ta ndalonin.

Ndërsa shprehet se ngjarja mund të ishte një tragjedi edhe më e madhe, nëse nuk e kapnin nga krahët që ta mbanin, pasi ai mund të qëllonte me thikë edhe ndaj saj, apo fëmijëve të tjerë. Teksa po bisedonim me nënën e viktimës, pranë saj afrohet vajza e saj e madhe, më pas edhe vajza tjetër.

Edhe ato tregojnë se ishin të pafuqishëm për ta parandaluar atë që ndodhi. “Nuk mund ta parandalonim. Kështu e kishte shkruar Zoti. Nuk mund të dalim sipër Tij”, shprehen fëmijët e autorit të krimit të familjes.

12

ETLEVA DELIA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura