Rrëfimi prekës i motrës: Momentet e fundit kur Marjan Rroku i vrau mamanë dhe Aldën

Feb 29, 2016 | 11:02
SHPËRNDAJE

Ornela Canaj, motra e Aldës, që bashkë me të ëmën u vranë nga Marjan Rroku ka reguar pas intervistës së autorit të krimit, dhënë një ditë më parë te “E diela shqiptare”.

Alda Canaj
Alda Canaj

Në një status të gjatë në një faqe të hapur në FB, ajo e akuzon Rrokun jo vetëm si kriminel, vrasës, por edhe si psikopat, duke thënë se ai nuk ka rrëfyer të vërtetën, por versionin e shpikur të ngjarjes.

faqja

Statusi i plote i Ornela Canajt, motra e Aldës

E hapa kete faqe për të nderuar kujtimin e motrës dhe nënës sime. Pasi pashë intervisten tek “E djela shqiptare” që u dha ne TV Klan ne 28 Shkurt 2016, vendosa të hap kete faqe të tregoj faktet dhe te informoj publikun per te vërtetën e vetme qe qëndron pas vrasjes se pameshire te Mbarime dhe Alda Canaj. Dua t’ju bej te ditur njerezve, se kush eshte ne te VERTETE Marjan Rroku; ai nuk eshte vetem nje vrases, por nje psikopat sadist qe i paramendoi dhe ne mënyre metodike i arkitektoi keto vepra te uleta.

Marjan Rroku vendosi te thotë versionin e shpikur te ngjarjeve, dhe harroi te përmendte se si çdo mengjes ai priste motren time te vogel te dera e jashtme e shtepise dhe e përndiqte.

Ai e ndalonte cdo dite Ate, rruges per ne shkolle dhe kur kthehej nga shkolla, për t’i treguar qe ajo ishte e tija dhe ajo nuk duhet t’i drejtonte syte nga asnje mashkull tjetër. Në moshën 27 vjeçare, Rroku, nen shenjestren e armes, e ndaloi Alden e pambrojtur, 16 vjeç duke e detyruar ate me force te vendoste qe ose te shkonte me te, ose do te vdiste.

Rroku nuk ndaloi me kaq, po qëlloi dhe babane tim, dhe na vuri ne shenjester te gjitheve si familje, edhe pse ne nderruam dy shtepi brenda dy muajsh. Rroku i mori cdo grimce te jetes sime motre para se t’a vriste.

Per muaj me radhe familja jone u perndoq dhe torturua fizikisht dhe mentalisht nga ky kriminel qe fshihej nen titullin e tij zyrtar si punonjes i ISHKNG-se. Denoncim pas denoncimi ne Rajonin nr.1 e Rajonin nr.2 te policise ne Tirane. Gjashte denoncime te deposituara qe pasqyronin 6 episode te ashpra dhune.

Ne 29 Mars 2001, Marjan Rroku gjakftohtesisht qëlloi shtate plumbat qe vrane mamane dhe motren time. “Ishte nje skenë e tmerrshme”, i tha nje deshmitar policise. Mami qe mundohej te mbronte Alden duke perdorur trupin e saj si mburojë, dhe Alda qe perpiqej ti dilte para mamit qe ta mbronte nga plumbat.

Pasi jua mori jeten dhe i la te shtrira njera mbi tjetren ne mes te Pallatit te Sportit, u zhduk paburrerrisht dhe u fsheh ne Amerike, duke u perpjekur t’i shmangej deminit per krimin e pameshirshem qe kreu.

U bene pothuaj 15 vjet qe nga dita qe i pashe mamin e Alden per heren e fundit. Ky monster i ka kushtuar vetem vuajtje e lote familjes sime. U munduam me c’kishim te gjejme drejtesi. Pasi pashe emisionin ne Klan ndihem se mami dhe motra ime u vrane, serish, per here te dyte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura