Rrëfimi prekës i mjekes për 14-vjeçaren që pa ekzekutimin e të ëmës shtatzanë

Aug 4, 2015 | 20:58
SHPËRNDAJE

Një mjeke e cila punon në kampin e refugjatëve në Kurdistan, ka treguar se si e ka trajtuar një vajzë 14 vjeçare e cila kishte ikur nga ISIS për të shpëtuar jetën e saj, pasi militantët e ISIS i qëlluan nënën në stomak, teksa ishte shtatzënë.

“Kur ndodhi kjo ngjarje, babai i saj ia mbylli sytë vajzës për të mos parë tmerrin, teksa ISIS e gjuajti me armë zjarri gruan shtatzënë”, tha ajo.

auto_Nemam-634x3581438713086
Vajza e traumatizuar u verbërua përkohësisht nga horrori që pa. Sipas mjekes Neman Ghafouri, edhe një i ri ishte qëlluar nga mbrapa dhe në gjoks, pasi i gjithë fshati u spastrua kur ata refuzuan për tu konvertuar në Islam.

Refugjati, Abass, 23-vjeçar, i tha mjekes se 53 burra qe i perkisnin fisit Yazidi u detyruan të shtrihen në tokë dhe u qëlluan për vdekje. Abass u arratis dhe i duhej të ecte nëpër shkretëtirë për një javë derisa arriti mjeken që e trajtoi.

Duke folur ekskluzivisht për MailOnline, doktoresha rrefeu për tmerret që ka hasur kur vendosi të mos fluturonte më në shtëpinë e saj në Suedi, nga ku ajo është, dhe të qëndrojnë për të ndihmuar refugjatët në vend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura