Rrëfimi pa doreza i Florian Markut: Si u rraha me rusët në një lokal nate. Njeri…

Feb 23, 2018 | 22:38
SHPËRNDAJE

Florian Marku, kick-boxeri shqiptar me ambicie shumë të mëdha, është shumë premtues në këtë sport.

Ai është shpallur 6 herë kampion i Greqisë dhe 4 herë kampion bote.

florian

Marku ishte sot i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan ku rrëfeu historinë e tij dhe karrierën si kick-boxer.

Sportisti rrëfeu se është larguar bashkë me familjen drejt Greqisë në moshën 8-vjeçare dhe pas një sherri në Selanik në moshën 18-vjeçare është kthyer në Shqipëri për t’u larguar më pas drejt Austrisë ku vijoi karrierën.

Ndeshjen e parë e kam bërë kur isha 13 vjeç në një kapionat bote për të rinj. U desh që të vinte babai të firmoste. Unë jam shpallur 6 herë kampion Greqie dhe 4 herë kampion bote.

Në moshën 18-vjeçare u bërballa me disa rusë në Selanik pas një sherri në një pub. Unë isha me një shokun tim i cili u përfshi në sherr dhe unë u futa për ta mbrojtur. Pas sherrit u larguam, rusët më kërkuan të më takonin dhe më thanë të paguaja dëmet në lokal sepse i prisha lokalin.

Një nga ata ngeli i plagosur. Unë u largova nga Greqia dhe erdha në Shqipëri. Unë vërtet nuk jam 2 metra, por nuk lejoj askënd të më ofendojë. Qëndrova 1 vit e gjysmë në Shqipëri dhe shkova në Austri për të vazhduar karrierën. Bëra 13 ndeshje dhe i fitova të 13-ta dhe fillova të ngrihesha”, tha Marku./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura