Rrëfimi ndryshe i ish-ministres së Jashtme/ Nga ftesa për të aktruar në rolin e Rajmonda Bulkut tek ‘qejfmbetja’ me partnerin në prezantimin e Festivalit të 13-të të Këngës

Oct 8, 2021 | 12:24
SHPËRNDAJE

Politikania shqiptare Arta Dade ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj, duke na zbuluar se ajo ka pasur ofertë për të luajtur në filmin “Zonja nga Qyteti”, në rolin e Rajmonda Bulkut.

arta dade

E ftuar në studion e emisionit “Ndryshe” në Top Albania Radio, Dade ka treguar gjithashtu se ka qenë prezantuese në Festivalin e 13 të Këngës në RTSH.

“Ëndërr nuk kam patur, që të mendoja se mund të realizohej, por kam refuzuar të luaj te filmi “Zonja nga qyteti” më ka ardhur Piro Milkani në shkollë, në vend të Rajmonda Bulkut. Me siguri që Monda Bulku do e fitonte atë kinoprovën, por gjithsesi unë nuk shkova fare në kinoprovë. Kur kam qenë në maturë, por edhe në vit të parë shkonim në radio dhe përkthenim, flisnim anglisht, Në 89 kam dhënë dhe anglishten në Tv se filluan mësimet në Tv dhe e kam dhënë. Kam një diksion pak si ndryshe”, tha ish-ministrja e Jashtme.

Ka qenë e vështirë për gocat e bukura në Tirabë atëherë të ishe e bukur? Apo tani është më e vështirë të jesh e bukur?

arta-dade-1

Arta Dade: Tani çështë e drejta, neve nënat nuk na kishin ndërgjegjësuar që ishim aq të bukura se thonin që sjellja e zbukuron njeriun. Kjo është kaq e vërtetë sa që kur kam qenë spikere në Festivalin e 13- të Këngës në RTSH me Esat Telitin, kam prezantuar me shumë vështirësi se qe pas të 11-tit, dhe jo kushdo ishte i qartë…unë vajta në Festivalin e 13, kisha Esat Telitin partner mbaroi grimi dhe më tha “sa e bukur u bëre” dhe nuk i fola të 3 ditët e festivalit se nuk ishim mësuar të na bënin komplimente. Sigurisht tani na pëlqejnë komplimentet. Dhe e kam takuar pas shumë vitesh dhe kemi mbetur miq të mirë.

Tek filmi “Zonja nga qyteti” ju kishit qenë kandidatë për rolin kryesor?

Arta Dade: Ishte një mendim i regjisorit, në fakt kisha një teletregim “Shqetësimi i verës”, dhe luaja rolin e mësueses së Anglishtes, me Pavlina Manin.

Sa deputetë ka nxjerrë filmi ‘Zonja nga Qyteti”?

Bulku-3

Arta Dade: Po artisten kryesore e nxorri një herë.

Mendon se Rajmonda Bulku është më e bukur se ty?

1564058293_ajmondabulkuok

Arta Dade: Tani çdo njeri ka bukurinë e vet, mendoj që të gjitha gratë janë të bukura.

Arta Dade ka treguar arsyen e largimit të saj nga politika duke rrwfyer: “Se di arsyen e mirëfilltë përse s’jam në politikë, si disa kolegë të mitë që nuk kanë folur fare, kanë tundur vetëm kokën. E kam përkrahur shumë Ramën në fillim. Poltika shndërrohet si puna e drogës për ata që nuk janë për t’i shërbyer popullit por vetes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura