Rrëfimi/ Mësuesja pranon se ka kryer seks me studentin e saj

Feb 7, 2016 | 19:18
SHPËRNDAJE

Një mësuese e një shkolle të mesme në Olathe, në SHBA, ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nga studentët e saj. Jeana Marie Fleming, 33 vjeçe, u shpall fajtore nga gjykata për marrëdhënie seksuale të paligjshme.

fleming
Jeana Marie Fleming

Fleming dhe studenti 16 vjeç, patë marrëdhënie në dhjetor të vitit 2014. Në bazë të ligjit të Kansas-it quhet krim kur mësuesja kryen seks me një student të së njëjtët shkollë edhe pse ai mund të jetë mbi moshën e lejuar.

Sipas, prokurorëve student tregoi historinë e tij me mësuesen tek autoritetet e shkollës në maj të vitit 2015. Ai tregoi se kishin pasur marrëdhënie në apartamentin e saj.

Vetë mësuesja pranoi një gjë të tillë dhe tashmë asaj do t’i hiqet licenca e mësimdhënies gjithashtu emri i saj do të futet tek abuzuesit seksualë. Seanca e ardhshme dëgjimore është caktuar më 12 prill.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura