Rrëfimi mes lotësh i shoqes së Migenës: Ja çfarë ndodhi një natë para se i shoqi ta vriste

Nov 20, 2017 | 11:40
SHPËRNDAJE

Ajo u vra nga bashkëshorti në praninë e fëmijës 8 vjeç pak ditë më parë në Itali.

Migena Këllezi, vajza nga Elbasani, është përcjellë për në banesën e fundit paraditen e ditës së shtunë.
Largimi i saj parakohshëm tronditi mbarë opinionin publik, sidomos qytetarët e Elbasanit, pasi Migena ishte bijë elbasanase. Ajo u vra nga i shoqi Dritan Sulollari në Itali, Gradisa D’isonzo.

23722409_552758641728987_1137002164695241700_n

Shoqja e saj e fëmijërisë Irena Bogdani, ka ndarë mes lotësh me publikun historinë e njohjes dhe aventurat e saj me Migenën.

Në një rrëfim të gjatë për Dritare.net ajo ka folur për historinë e Migenës me bashkëshortin,arsyen e vrasjes së saj, atë se çfarë ndodhi njëj natë parë së Migena të therej me thikë nga Dritani, e shumë detaje të tjera.

“Nuk mund ta besoj se çfarë ka ndodhur. Unë kam qenë  fqinj në Shqipëri edhe e kam shumë shoqe, që prej fëmijërisë, dhe më kujtohet kur ajo ishte e vogël dhe pastaj e fejuar. E takova nënën e saj një javë më parë. Unë nuk mund të gjej një arsye pse ai vrau një engjëll si Migena”. Me këto fjali e nis bisedën shoqja e saj e fëmijërisë.

“Kam folur me Migenën përpara se kjo gjë e keqe të ndodhte, më dukej shumë e shqetësuar, nuk ishte e qeshur siç bënte gjithmonë ndoshta e ndjente se diçka e keqe mund të ndodhte. Gjithmonë më fliste për djalin e saj, e kishte pikë te dobët atë. Ishte shumë e lumtur deri në një moment kur ajo me tha se do të divorcohem nga Dritani. Këtu filloi gjithçka të tensionohej”- shprehet mes lotësh. Intervistën e plotë e lexoni në Dreitare.net.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura