Rrëfimi, ja kush e vrau vrasësin e Isa Boletinit

Jun 12, 2015 | 14:30
SHPËRNDAJE

Rreth 27 vjet pas vrasjes së heroit kombëtar, Isa Boletinit, dy shqiptarë nga Kosova organizuan një “mision” hakmarrjeje për të vrarë vrasësin e heroit kombëtar.

Nipi i Demir Ngucatit, Jetullahu

Por vetëm njëri prej tyre qëlloi mbi Nikolla Gjillasin, i cili njihet si atentatori i Isa Boletinit në Podgoricë. Ai ishte Demir Ngucati, nga Marina e Skënderajt.

Për vrasjen e Isa Boletinit ishte kërkuar hakmarrje ndërmjet shqiptarëve të Kosovës, dhe Demir Ngucati, së bashku me Mehmet Gradicën, ranë dakord që ta merrnin “gjakun” e Isa Boletinit.

Ngucati shkoi në banesën e Nikolla Gjillas, i cili banonte në Skënderaj, që në atë kohë quhej Serbica. Gjillasi njihej si person që organizonte grupe çetnike. Kështu, Ngucati ishte ai që mori hakun e Isa Boletinit. Këte e dëshmon për “Zërin”, Jetullah Ngucati, nip i Demirit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura