Rrëfimi i veçantë i Kujtim Prodanit: Kthej shtëpinë përmbys, dhe në vend të fotos gjej…

Oct 30, 2019 | 19:08
SHPËRNDAJE

Kujtim Prodani është një kantautor shumë i njohur, i cili gjatë këtyre 30 vite në muzikë është prezantuar pranë publikut me krijime mjaft të veçanta, nga më të ndryshmet. E kemi parë të marrë pjesë në festivale të ndryshme, ku gjithmonë ka dalluar me tekstet e tij.  

Së fundmi, ai do të vijë me një koncert në Teatrin Eksperimental, të quajtur “I am from Tirana”.  I ftuar në programin Rudina në Tv Klan nën drejtimin e moderatores Rudina Magjistari, Prodani ka ndarë detaje rreth koncertit dhe këngës, të cilën ia ka lënë të shkruar babai i tij, kompozitori i madh, Agim Prodani.

Festivali “I am from Tirana”, do të jepet në datat 6 dhe 7 Nëntor në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar Ekperimental “Ar turbina”. Të ftuar do të jenë tre këngetarët e njohur Eranda Libohova, Elton Deda dhe Ardian Trebicka. Ndërsa si kitarist është Ergys Turku.kujtim prodani

Jam nervoz se është përgjegjësi e madhe. Është një format ndryshe, një format që me sa informacion unë kam, nuk para është realizuar në Shqipëri. Unë do jem i ulur në piano, madje një piano e kuqe, i shoqëruar nga kitaristi Ergys Turku, kitarë akustike. Kështu do jetë gjithë programi. Është një rrëfim artistik, që fillon në moshën 7-vjeçare dhe deri sot. Shoqëruar nga 20 këngë, këngët më të spikatura në këto 30 vite karrierë, të jetës sime. Kam kënaqësinë por edhe nderin të këndoj me Elton Dedën, Eranda Libohovën dhe natyrisht nuk mund të mungoj në evenimentet e mia, Ardian Trebicka. Janë duete, pra janë 3 të ftuarit e mi specialë, që do këndojnë këngët e mia bashkë me mua.

Këtë edicion të 58-të në Festivalin e RTSH-së, Kujtimi Prodani përfundoi krijimin e babait të tij, Agim Prodani, këngën “Xhelozia” dhe e paraqiti në konkurim, por organizatorët e festivalit e kanë kthyer mbrapsht. Këngëtari nuk dëshiroi të fliste mbi këtë temë, sipas tij ishte një çështje shumë e ndjeshme dhe personale, duke marrë parasysh edhe faktin që babai i tij ka 30 vjet që është ndarë nga jeta.

Melodinë e kisha në kokë. Gjatë këtyre 30 viteve në pianobare të ndryshme edhe në Europë unë e luaja, njerëzit dëgjonin dhe dhuronin një buzëqeshje, siç duket melodia ishte aq e brishtë dhe delikate se tërhiqte vëmendjen. Nuk e di pse e fshiva nga memoria, nuk e di si më ndodhi, nuk duhet ta kisha fshirë. Anitën duhet ta kisha ngjitur në skenë me këtë këngë, nuk gjeja tekstin. Dija përmendësh linjën melodike dhe mbaja mend vetëm vargun e parë, e kisha fshirë materialin fare. Para dy muajsh marr në telefon Pandi Laçon dhe i them: Pandi kam një melodi të Agimit, por nuk gjej tekstin, sikur ta dëgjosh njëherë dhe ndoshta të lind një ide. Me shumë kënaqësi tha, lemë një takim këto dy ditë se jam i zënë. Kërkoja një foto dhe e kthej shtëpinë përmbys dhe në vend të fotos, çfarë gjej…. gjej formatin A4 të zverdhur, tekstin e shkruar me dorën e Agimit. Thashë: Kujtim kjo është aktuale edhe sot… Kënga është punuar me shumë dashuri nga Saimir Çili”./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura