Rrëfimi i veçantë i “mikut” të Teodor Kekos: Nuk ia pranoi kurrë qerajsen, gjente një arsye qesharake…

Sep 2, 2018 | 22:19
SHPËRNDAJE

Gazetari Edi Oga ka kujtuar sot, në ditën e tij të lindjes, të ndjerin Teodor Keko.

Në një postim në Facebook, Oga ka shkruar:

— Me Dorin.

Pijet në lokalin ku punoja, ishin nga më të shtrenjtat në Tiranë. Në fakt ai ishte restoranti më “in” i Shqipërisë në ato vite. E mbaj mend mirë tavolinën në qoshe ku preferonte të ulej. Me miq, por më tepër vetëm. Porosiste një gotë dhe lexonte ndonjë gjë. E njihnin të gjithë dhe e përshëndesnin të gjithë. Shumë e qerasnin dhe ai nuk ua kthente. Por një tipi nuk ia pranonte kurrë qerasjen, gjithnjë me arsye të ndryshme që të bënin për të qeshur. Ky tipi hoqi dorë nga të ofruarit dhe disa herë me radhë, kur koincidonin në restorant, vetëm e përshëndeste dhe ulej.

“Sot aq më pihet edhe një gotë, sa rrezik po të ma ofronte ai tipi, nuk do t’ia ktheja!”, më thotë një ditë. Një minutë nuk kaloi dhe ai tipi më thirri “o kamarier, çoi Dorit një teke nga unë!” Ktheva kokën për të marrë aprovimin, por dëgjova këtë: “Faleminderit po sa po ngrihesha, se kam çelësin dhe nuk dua ta lë Xhulin jashtë!”

Unë u habita dhe ditë pas dite kuptoja pse të tjerët e çmonin dhe e vlerësonin kaq shumë Teodor Kekon. Dori jo më, por ai tipi jeton akoma dhe është shumë lart, në politikë.

Kjo ka ndodhur diku në pranverë të vitit 1994, në restorantin ‘Piazza’, në Tiranë. Studioja për mjekësi dhe punoja kamarier.FB_IMG_1495714226596

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura