Rrëfimi i Stresit: Si më qethen para klasës kur isha 7 vjeç

Dec 1, 2015 | 15:28
SHPËRNDAJE

Arkimend Lushaj apo ndryshe Stresi, ka marrë një ‘goditje’ kur ka qenë i vogël të cilën nuk e ka harruar ende.

Ai ka rrëfyer për të gjithë fansat e tij se si e qethen para klasës pa dëshirë, pasi u dukej superior. Këngëtari shprehet i nevrikosur mbi këtë ngjarje madje duket se dëshiron të hakmerrët.

sjkns

Ja shkrimi i plotë në Instagram

“Kam qenë jo më shumë se 7 vjeç, më kane qethur flokët para klasës pasi iu dukesha superior. Harruan që flokët rriten prapë, por ajo çka kisha në mendje ishte neveria për ta, qe s’mund ta heq kurrë nga mendja. Unë përveçse i urrej do i demaskoj, do i mësoj çdo të riu kush janë këta lloj monstrash. 100 vjet do jetoj, hije nga mbrapa do më keni. Por Zotin do ju lë o të pa fe”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura