Rrëfimi i shqiptarëve për ‘Euronews’: Në Gjermani s’kërkonim lëmoshë, por punë

Oct 9, 2015 | 16:02
SHPËRNDAJE

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për shumë shqiptarë është takimi i tyre i parë me të afërmit, pas thyerjes së ëndrrës për të arritur nje jete me te mire. Ditët dhe javëve të fundit ka një numër të madh shqiptarësh që vijnë nga Gjermania dhe vendet tjera perëndimore. Vijnë jo pse duan të vijnë por pse i kthejnë, përkatësisht i dëbojnë nga ato vende ku ata kanë kërkuar azil. Refuzimi është tema e zakonshme, e cila ka mbetur e stampuar ende në fytyrat e tyre. 

albania3

„Ne kishim shkuar në Gjermani për të punuar dhe jo për të marrë lëmoshë nga shërbimi social. Ne shkuam në një kamp refugjatësh. Kjo gjë nuk ishte e mirë. Ata, thjesht na morën nga kampi dhe na vendosën në aeroplan” thotë për “Euronews” njëri nga të kthyerit.

Sipas “Euronews”, e cila i ka kushtuar nje reportazh ketij fakti, Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Evropës me të ardhura reale për frymë prej 280 euro në muaj. Norma zyrtare e papunësisë është 18 për qind dhe vendi është gjithashtu duke luftuar çështje të rëndësishme te korrupsionit.

Të dhënat zyrtare nga Zyra Federale e Gjermanisë për Migracion dhe refugjatë, flasin se në mes janarit dhe gushtit të këtij viti, në Gjermani janë bërë 37.669 kërkesa azili nga shqiptarët. Me këtë numër, Shqipëria zinte vendin e dytë pas Sirisë në listën e vendeve të prejardhjes së azilkërkuesve. Por, janë tepër të pakët, më pak se 1 për qind ata shqiptarë që fitojnë azilin në Gjermani.

“Kriza në Greqi ka shtyrë shumë shqiptarë të shkojnë në shtete të tjera të BE-së. Veç kësaj, qe krijuar një besim i rrejshëm se mund të shkosh thjesht diku jashtë vendit dhe të gjesh zgjidhje të thjeshta për problemet tua ekonomike”, thotë për euronews ministri i brendshëm shqiptar Saimir Tahiri.

Ermal Milori, përgjegjës për çështje të migracionit në shërbimin e trojeve të kufirit të Shqipërisë thotë: “Ne na janë të njohura shumë raste të njerëzve që kthehen (që i dëbojnë) nga vendet evropiane dhe pastaj në Shqipëri kanë kryer vepra penale. (Perkthyer nga “Euronews”)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura