Rrëfimi i Sadikut: Pse nuk e kam zgjedhur femrën ideale pas Francës

Jun 29, 2016 | 10:11
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit Armando Sadiku, tregon se një nga arsyet që trajneri Xhani De Biazi i besoi atij aktivizimin në finalet e Europianit është forma e treguar në fushë dhe vendosmëria për të dhënë maksimumin për ekipin.

16-SadikuNë një intervistë televizive të publikuar mbrëmjen e së martës në “Tv Klan”, Sadiku ka rrëfyer edhe situatën e vështirë që kuqezinjtë përjetuan në dhomat e zhveshjes, pas humbjes ndaj Francës në kohën shtesë.

Sulmuesi foli edhe për mesazhet e shumta që ka marrë nga femrat pas golit ndaj Rumanisë, por shtoi se ende nuk e ka zgjedhur partneren e tij ideale.

Pjesë nga intervista e Armando Sadikut në “Tv Klan”:

Pse De Biazi besoi sërish te ju?

Unë kur futem në fushë mendoj të jap 100 për qind për ekipin. Kjo besoj se e ka bërë misterin të më besoj sërish. E falënderoj shumë dhe besoj se ia shpërbleva

Si ka qenë atmosfera në dhomat e zhveshjes me Francën?

Nuk u ndiente as miza. Por kur trajneri na pa me atë qetësi, na tha që kjo qetësi lë të kuptosh se sa të hidhëruar jeni, kështu që nuk po flas fare.

Ndeshja me Rumaninë?

Kjo ndeshje ishte për jetë a vdekje dhe ne duhet të fitonim. Deri në minutën e golit nuk është se kisha paraqitur formën time më të mirë. Por më pas pasimi perfekt i Memushajt… më pas mendova vetëm të festoj. Mirë që nuk dola nga stadiumi.

Komente nga femrat?

Kam pasur komente. Më kanë pëlqyer shumë mesazhet. Por akoma nuk kam arritur tek ajo femër që unë dëshiroj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura