Rrëfimi i gruas së suksesshme “Bleva një ishull për qejfin tim dhe e shndërrova në madhështor”

May 28, 2015 | 11:59
SHPËRNDAJE

Një grua është bërë sensacion i momentit, teksa ka treguar historinë e saj të suksesit duke blerë një ishull dhe duke e dizenjuar ashtu siç donte ajo.

Kur Melita Koulmandas Hunter u zhvendos në Azinë Juglindore pasi burrit të saj Rory iu dha një punë në këtë vend, ajo mendoi se do rrinte vetëm një vit, shkruan ‘Daily Mail’.

Por gjërat shkuan ndryshe për çiftin pasi gruaja, nëna e një djali vendosi të blinte ishullin e ëndrrave Song Saa në Cambodia për 15 milion dollarë.

Metina Hunter me bashkepunetoret

Në vitin 2005 familja u zhvendos nga vendi i tyre i lindjes Australia në vendin aziatik, ku menduan se pas një viti ata do mund të shkonin në Nju Jork.

Melita Hunter ka folur për Yahoo Travel teksa ka rrëfyer historinë e saj.

“Unë dhe burri im filluam aventurën tonë në Cambodia për një vit, por kaluam 10 vite. Vendosëm që pas kësaj kohe te shkonim në Nju Jork, por jeta na kishte rezervuar surpriza.”

“Unë jam me profesion dizenjuese dhe kisha një dëshirë të madhe për të bërë një punë në këtë vend të bukur. Pasi zbulova se ishulli Song Saa ishte në shitje nuk e lija dot të më ikte nga duar.”-ka thënë ajo.

Por Hunter nuk ka qënë e vetme në këtë nismë dhe më vonë ka gjetur partnerët e duhur, duke e shndërruar ishullin një një vend luksoz ku për një natë duhet të paguash 869 dollarë.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura