Rrëfimi i nënës për edukatoren e kopshtit: Hipi mbi tavolinë dhe e kapi fëmijën për flokësh

Jun 5, 2017 | 10:47
SHPËRNDAJE

Kishte vetëm pak kohë që e kishte çuar vogëlushin e saj në çerdhen dhe kopshtin “Katër Stinët” në Tiranë, por ju desh fare pak kohë për të kuptuar se diçka nuk shkonte me djalin e saj. Një nënë 28-vjeçare është detyruar të shkojë pranë kopshtit për të kërkuar arsyet se çfarë po ndodhte me fëmijën e saj vetëm 20 muajsh.

11169886_10200435110877288_203082250739918565_n

Ka kërkuar kamerat e sigurisë që vëzhgonin ambientet e brendshme dhe të jashtme të kopshtit, dhe është tmerruar nga ajo që ka parë. Denida Rexhepi, edukatorja 30-vjeçare nga Elbasani, e veshur me përparësen e bardhë hipën mbi tavolinat ku ushqehen dhe luajnë fëmijët, dhe kap për flokësh një prej tyre.

Nëna, rrëfen për Express se nuk ka pasur më zemër të shohë të plotë videon. Është ngritur me rrahjet e zemrës që gati sa nuk ja nxirrnin vendit, ka marrë fëmijën e saj dhe është larguar.

Si një nënë e guximshme ajo ka kërkuar të kontaktojë edhe me prindërit e tjerë, për të mos e lënë me kaq këtë skandal që ndodhte brenda ambienteve të kopshtit “4 Stinët” aty ku prindërit paguajnë para në mënyrë që edukatore të shkolluara e trajnuara të kujdesen për fëmijët e tyre. Nëna 28-vjeçare është lidhur në kontakt me një nënë tjetër, 19-vjeçare e cila gjithashtu kishte parë shqetësime tek fëmija i saj. Kështu të dyja kanë parë kamerat e sigurisë nga 30-31 maj, dhe aty kanë faktuar dhunën që edukatorja Denida Rexhepi ushtronte ndaj fëmijëve.

Të dyja kanë bërë kallëzim në komisariatin numër dy në Tiranë, duke çuar në prangosjen e edukatores e cila tashmë do të përballet me akuzën e keqtrajtimit të të miturve. Express u interesua edhe pranë kopshteve të tjerë në kryeqytet për të mësuar nëse edukatorja në fjalë kishte punuar tek ta, por nga ky interes, refreni që drejtuesit e kopshteve bënë njëzëri, ishte se tek “Katër stinët” janë të shumtë rastet e dhunës ndaj fëmijëve, dhe askush deri më sot nuk e kishte ngritur zërin për të denoncuar këtë skandal.

Duke parë gjendjen e dyshimtë të fëmijët së saj, që bënte reagime që s’i kishte pasur më parë dhe trembej gjatë natës, nëna tha se e kishte mjaft të lehtë të mendonte se edhe më djalin e saj të vogël ishte abuzuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura