Rrëfimi i ndryshe i Dashamir Shehit, zbulon historinë e babait: Do i bënte atentat Musolinit! Kam punuar si rrobaqepës, murator dhe marangoz në komunizëm për të paguar cigaret

Feb 24, 2021 | 12:59
SHPËRNDAJE

Dashamir Shehi jeta babai-MusoliniKreu i LZHK, Dashamir Shehi ka treguar për herë të parë historinë e babait të tij, i cili u përndoq për disa kohë nga sistemi komunist.

Shehi ka zbuluar në emisionin “Opinion” ngjarjen e një grupi studentësh shqiptarë, përfshirë dhe babai i tij, që do i bënin atentat kryeministrit të asaj kohe, Benito Musolini në Torino.

Sipas tij, kjo ka qenë dhe arsyeja përse babain e tij e rikthyen në Shqipëri, ku u burgos për dy vite.

“Një grup studentësh shqiptarë e bënë me short që do i bënin atentat Musolinit. Është në të gjithë librat e Italisë, vetëm në librat e Shqipërisë nuk është kjo. Ngaqë dyshonin, kur bëri një vizitë Musolini në Torino, i morën dhe i çuan në Tripoli në Libi, gjoja për një vizitë, për ti larguar.

Kur u kthyen i identifikuan, dy tre u arrestuan, i torturuan, ata treguan. U gjykuan në Itali, u gjykuan dhe në Shqipëri, bën dy vite burg këtu dhe babain. Pasi doli nga burgu u internua në Itali për tre vite deri kur ndërhynë në Siçili, i liruan.

Babai u rikthye. Brenda burgut u politizuan, disa u bën komunist, ima atë u kthye si nacionalist. Ky njeri i ka bërë të gjithë sakrificat që mund të bëj një shqiptarë. Nuk u arrestua se u arratis.”-tha Shehi.

PUNA NË KOMUNIZËM

Dashamir Shehi gjatë rrëfimit të tij ka kujtuar vitet jetës në sistemin komunist. Ai tha se ka qëndruar për 4 vite e gjysmë pa punë, ndërsa shtoi se ka bërë disa punë si murator, marangoz apo rrobaqepës.

“Kam qëndruar katër vite e gjysme pa punë, kam punuar murator, marangoz, rrobaqepës me pagu cigaret. Mësova të qep me njëri-tjetrin. Po të kesh dhunti artizanale mësohesh.

Punova një natë kasher dhe humba 100 lekë dhe u dorëzova. Sa herë kam pasur kontakt me lekët i kam humbur.”-tha Shehi.

NANO DHE BERISHA

Kreu i LZHK ka treguar dhe marrëdhënien e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Shehi shprehet se Berisha kishte aftësi për të menaxhuar njerëzit, ndërsa tregon se ka prishur marrëdhëniet me atë për shkak se ka qenë një punonjës i ndershëm dhe nuk i është bindur.

Sipas tij, Berisha ka luajtur rol pozitiv në Shqipëri, ndërsa dënon vrasjet e ndodhur në protestën e 21 janarit.

“Për hir të eksperiencës që kishte dhe nga partia e vjetër, mënyra pë rtë menaxhuar njerësit. Për të prit ty në mëngjes, mua në darkë. Marrëdhënia shqiptare nuk është institucionale, është individuale. Berisha është njeri i zgjuar, është i zoti dhe ka vullnet. Dhe ai ka problemet e veta. Por jo të hedh bojë të zezë vetëm mbi atë. Ka qenë një raport i vështirë. Unë kam qenë një nëpunës i ndershëm.

Ti nuk mund të më thuash firmos këtë se të them unë. Kjo ka krijuar dhe një tension më të madh. Erdhën zgjedhjet e ’96 si duket isha bërë më i rrezikshëm se sa duhet. Unë nuk largohem se jam i pazoti, por se isha bërë më i zoti se sa duhet. Berisha ka pasur edhe vlera me rëndësi që luante rol pozitiv. Në mandatin e dytë ka pasur element reflektimi. Siç ka pasur elemente të panevojshëm, se nuk ishte nevoja tu shtinte në bulevard, kjo tregon një paaftësi të policisë.”-tha Shehi.

Po ashtu, Shehi ka komentuar dhe njohjen e tij me ish-kryeministrin Fatos Nano, për të cilin tha se kishte ide liberale, por nuk kishte vullnet për të punuar.

“Po, e kam njohur. Po të kishte pasur më vullnet për të punuar, them se do kishte bërë disa punë më të mira. Kishte ide më liberale dhe më qytetarë. Po të kishte pasur vullnet stafin e vet, atë ambient korruptiv, ku ,mund të ishte edhe vet.”-tha Shehi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura