Rrëfimi i ndjerë i gazetarit shqiptar në Greqi: Si i gjetëm dy vëllezër nga Fieri që ishin…

Jul 24, 2018 | 22:15
SHPËRNDAJE

Gazetari shqiptar që jeton e punon në Greqi, Shpëtim Zinxhira ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka mbërthyer Greqinë.

Ai ka treguar se ka qenë në Mati në vendin ku është prekur më shumë, ku gjysma e shtëpive janë rrafshuar.

“Dy vellezer nga Fieri i gjetem gjysem te zhveshur para deres se shtepise se tyre, pasi nuk kishin kohe te vishnin as edhe bluzen. Ne shtepi nuk ka mbetur asgje, nuk kemi asnje lek dhe asnje document, cdo gje qe kishim gjate ketyre 21 viteve na i mori zjarri, na thote njeri nga vellezerit ne Mati ku dhe tragjedia eshte me e madhe”, shkruan më tej Zinxhira.

s200_shpetim.zinxhiria

Postimi i plotë

Greqi: 74 te vdekur dhe 187 te lenduar , nga keta 23 femije

Sapo jam kthyer nga Mati, vendi ku po perjeton me te vertete nje tragjedi te papare deri me sot qe pas luftes.

Ky eshte bilanci zyrtar deri ne kete ore. Greqia vajton dhe qeveria ka shpallur tre dite zi. Asgje nuk eshte si me pare…Me zbardhjen e dites kjo te kujton tragjedine e vitit 2007 ku numri i viktimave ishte ne 67. Por e sotmja per nga historia eshte nje tragjedi qe ndodh per te paren here qe nga mbarimi i luftes. Greqia dhe kete radhe do ngrihet ne kembe edhe pse ka me dhjetra te vdekur dhe po aq te zhdukur. Zjarri la nga pas viktima dhe deme te medha te pallogariteshme. Mati ka humbur rreth 50% te shtepive jane shkaterruar dhe rafshuar. Nga ora ne ore rritet numri i viktimave…por deri me sot nuk ka konfirmim per shqiptar. Ne kete zone punoj shume shqiptar ne hotele dhe ne agrokulture dhe cfardo pune.

Dy vellezer nga Fieri i gjetem gjysem te zhveshur para deres se shtepise se tyre, pasi nuk kishin kohe te vishnin as edhe bluzen. Ne shtepi nuk ka mbetur asgje, nuk kemi asnje lek dhe asnje document, cdo gje qe kishim gjate ketyre 21 viteve na i mori zjarri, na thote njeri nga vellezerit ne Mati ku dhe tragjedia eshte me e madhe.

Vetem ne nje taverne buze bregdetit Argiro gjeten vdekjen 28 persona midis tyre dhe femije te perqafuar. Kudo ne anes se rrugeve gjen makina te djegura dhe ne sipefaqe te asfaltit ka vetem hi.

Gjate qendrimit prej 5-6 oresh ne Mati nuk pame asnje zyrtare te Ambasades Shqiptare ne Athine. Nga biseda me shqiparet u ndjej edhe mungesa e shtetit te tyre, gje qe nuk perben rastin e pare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura