Rrëfimi i Maks Velos: Një kuksian donte të më vriste në burgun e Spaçit

Feb 17, 2018 | 18:32
SHPËRNDAJE

Artisti dhe shkrimtari i mirënjohur Maks Velo i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24 publikoi për herë të parë dosjen e tij, të cilën ka pak kohë që e ka marrë nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit.

maks-velo

Velo rrëfeu edhe momentet e vështira kur ndodhej në burgun e Spaçit, në të cilin ka qëndruar për 7 vite e 3 muaj.

Ai tregon 2 konfliktet e vetme që ka pasur në burg dhe se si donin ta vrisnin.

“Përveç rastit kur u zura me atë që isha afër, nuk jam dërguar kurrë në biruc. Konflikti me një kuksian duhet të ketë qenë nga Ministria e Brendshme. Më shtyu për në furne, për të më vrarë. I kërkova të më hiqnin nga ajo brigadë.

Tjetra është ajo e krevatit me Skënder Vreton, ai kishte hedhur dhe batanijen dhe çarçafin dhe dorën, po unë doja të flija, dhe e shtyva. Ai u çua pse më zgjove dhe filloi të godiste.

Unë respektoja rregullat, mua nuk ma kishin fajin policët e Spaçit, ma kishin intelektualët e Tiranës,” tha Velo.

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/dosja-rrefimi-i-maks-velos-si-donte-te-me-vriste-nje-kuksian-ne-burgun-e-spacit/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura