Rrëfimi i kosovarit: Edhe pse na grabisin, unë përsëri do vij për pushime në Shqipëri

Jul 17, 2015 | 11:28
SHPËRNDAJE

Një djalë nga Kosova ka rrëfyer historinë e tij të përballjes me vështirësitë e të bërit pushime në Shqipëri. Teksa tregon se si u bë dëshmitar i grabitjes në plazhin e Durrësit të nënës së tij, ai vijon të theksojë se edhe pse vjen për pushime çdo vit në Shqipëri, dhe është përballur me situata tepër të rënda, Shqipërinë ai përsëri e quan “nënë”.

Albi nga Peja e mbyll rrëfimin e tij për “Jeta osh qef” se do të vazhdojë të vijë me pushime në Shqipëri, me shpresën se gjërat do të përmirësohen.

Foto nga qyteti i Durresit

Ja historia e tij e postuar në faqen e “Jeta osh qef”: 

“Pershendetje Jeta Osh Qef. Une jam Albi, nga Peja e Kosoves, Jetoj ne Itali plot 18 vite une dhe prinderit e mi sa here qe vijmë ne kosove, per pushime kto 18 vite pik se pari n’dalemi ne shqipri, i kalojme gjithmone 10 dite pushime ne bregdetet shqiptare dhe kto 18 vite me radhe nga 10 dit qe i n’dajme per pushime ne shqiperi ne si turist ballafaqohemi me probleme te n’dryshme por pavarsisht ketyre problemeve ne nuk e n’derrojme shqiperine me asnji pregdet tjeter te botes. Shqiperia esht nena jone. Por se fundi ket vit kaluam vtm 2 dite pushime ne durres, dulem me nenen dhe motren ne m’bremje te shetisim plazhit dhe ne cdo dy hape qe i benim te n’dalonin quna qe te shqetsonin shume, “e do ket zingjir per kaq leke e do ket zingjir per kaq lek” ta zinin rrugen nuk ishiim te interesuar per te blere zingjir te them drejten ata vazhdonin e insistonin shume u rrethuan rreth nesh ishte e frikshme por per derisa une po flisja me ta, njeri prej tyre i mori nenes zingjirin e saj nga qafa nena u fruksua shume, motra po qante ishte e tmerrshe ajo nate po dhe cdo net te tjera n’dodhin te tilla raste ne plazhet e shqipris nuk e di pse nuk n’dermiret asgje nga policia ka kaq shume vite qe turistet ballafaqohen me te tilla raste ket vit kam qen shume i deshpruar na ngelen pushimet ne gjysem kete vit, uroj qe vitin tjeter te jet n’dryshe te jete me i mire dhe te kete siguri per turistet me shume.” 

Vetë Jeta Osh Qejf e mbyllte me një koment disi esktrem shkrimin, duke shtuar: “Per keto raste duhet aplikuar ligji i Iranit, prerja e dores”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura