Rrëfimi i kapitenit të Këlcyrës: Në Tepelenë na kanë sharë dhe pështyrë

Apr 10, 2018 | 10:07
SHPËRNDAJE

Pasditen e së dielës, në faqen e klubit të Këlcyrës në “Facebook” është hedhur një video ku shihet se në fushën e blertë, gjatë ndeshjes me Tepelenën, ka pasur edhe përplasje mes lojtarëve. Në një prononcim për “Panorama Sport”, kapiteni i Këlcyrës, Sajmir Kule, ka treguar me detaje ngjarjen.

Kelcyra

“Gjithçka ka ndodhur brenda fushës së blertë dhe nuk e di pse janë sjellë ashtu, pasi ne i kemi trajtuar si ekip mik. Realisht, askujt nuk i duhej ai trepikësh. Në 20 minutat e para të takimit ka pasur një lojë shumë të ashpër dhe ata kanë qenë në një linjë me arbitrin vëzhguesit dhe të gjithë.

Gjithçka ka nisur në një ndërhyrje të një lojtarit tonë, ku janë vërsulur të gjithë lojtarët e Tepelenës, duke shtyrë, goditur dhe pështyrë. Aty u mbyll me aq. Ndërsa pjesa tjetër, kur shfaqet edhe video, është hera e dytë e dhunës. Ata godasin lojtarin tonë me pëllëmbë, në një kohë që po luhej në krahun tjetër të fushës.

Kelcyra2

Kjo ka ndodhur para syve të vëzhguesit dhe delegatit dhe nuk u mor asnjë masë”, ka thënë Kule, i cili ka konfirmuar se pas ndeshjes nuk ka pasur probleme. “Pas takimit, situata ka qenë normale, ndërsa në fushë policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Në ndeshjet mes nesh nuk ka pasur probleme dhe kjo ishte hera e parë. Tepelenës i nevojitej kjo fitore për t’u larguar nga zona e ftohtë”, ka mbyllur Kamberaj. Skuadra e Këlcyrës ka një pozicion komod në tabelën e klasifikimit dhe nuk rrezikon rënien nga kategoria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura