Rrëfimi i Ilir Kupës: Cili e organizoi dhe si u arratisa nga burgu në Greqi

Nov 27, 2015 | 8:46
SHPËRNDAJE

Përballjet e Ilir Kupës me drejtësinë duket se s’do të reshtin edhe për shumë kohë. Prej tri seancash i arratisuri nga burgu i Trikallasë në Greqi, është ulur në kafazin e hekurt, për të dhënë llogari para drejtësisë.

ilir kupa ne gjyqNdaj Kupës dhe Fatos Sulajt rëndon akuza e vrasjes së dy policëve mbetur në tentativë. Një krim, sipas prokurorisë i ndodhur në kohën kur Ilir Kupa u arratis nga Trikalla. Nga burgu 302 ku ndodhet i izoluar, Kupa baba i dy fëmijëve të mitur, kundërshton akuzën dhe kërkon që gjykatat e vendit të tij ti japin drejtësinë e munguar.

“Mjaftojnë të shohin kamerat e sigurisë së burgut që gjykatësit të binden që unë dhe shqiptarët e tjerë që u arratisëm nuk kemi tentuar të vrasim policë”, thotë Kupa në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”.

Ai rrëfen arsyet që e shtynë të ndiqte pas mikun e tij Marjan Kola, të cilin e cilëson si organizator të arratisjes. Kupa flet për momentin e vrasjes së tre miqve, sesi u qëlluan ata me dhjetëra plumba pas shpine nga policia greke. Ndërsa, në fund bën thirrje vetëm për drejtësi…

Ilir, Prokuroria për Krime të Rënda ka ngritur disa akuza ndaj jush, mes të tjerash, atë të vrasjes në tentativë të dy punonjësve të policisë. Ju i keni kundërshtuar këto akuza. Mund të na thoni përse?

Akuzat kanë ardhur nga pala greke. Unë kam ikur nga burgu grek me duar në xhepa. Nuk kam pasur armë, sikurse thuhet në dosjen e prokurorisë. As unë, as shokët e mi me të cilët jemi arratisur. Prokuroria greke na akuzon sikur kemi tentuar të vrasim policinë, armëmbajtje pa leje, etj. Akuza nuk mund të qëndrojë. Unë thjesht jam arratisur nga burgu, si gjithë të tjerët. Dua të theksoj se s’kam pasur armë me vete. Personat jashtë që na kanë ndihmuar s’i kam sjellë unë. S’i kam njohur dhe unë jam larguar në drejtim tërësisht tjetër. Këto që po them janë të vërteta.

Ju jeni cilësuar si ndër personat më të rrezikshëm që keni qëndruar në burgjet greke. Për çfarë vepre penale jeni dënuar nga drejtësia greke?

Jam dënuar për një grabitje. E pranoj që bëra një gabim, për të cilin më dënuan shumë vite.

Sa vite?

57 vite burg jam dënuar vetëm për një grabitje. Nëse do shteti mund ta hetojë shumë mirë dosjen time në Greqi dhe të shohë se ka pasur shkelje të shumta procedurale. Kështu ndodhte me të gjithë shqiptarët atje. Për një krim sado të vogël, dënimet ishin të larta. Më thoni dot kush është dënuar 57 vite burg për një grabitje?

Ju jeni një ndër 11 të arratisurit nga burgu i sigurisë së lartë në Trikalla. Mund të na thoni çfarë ndodhi konkretisht. Si arritët të largoheshit?

Shpërtheu burgu dhe kush deshi të largohej u largua. Mes tyre dhe unë.

Kush e organizoi planin e arratisjes?

Planin e organizoi Marjan Kola. Ai ishte larguar edhe herë të tjera nga burgjet greke. Që do arratisej Marjani e dinin të gjitha burgjet greke, nuk është se këtë gjë e dinim ne. Në momentin që u hap burgu, dolëm dhe ne.

Ju keni pranuar dhe më herët se keni pasur ndihmë nga jashtë. Mund të na shpjegoni se kush ju ndihmoi?

Ndihmë nga jashtë ka pasur Marjan Kola, i cili organizoi arratisjen. Marjani dy ditë përpara na tha se do ikte. Ne nuk kishim dijeni se kush e ndihmonte. Ne vetëm do iknim. Por ne të tjerët nuk kishim asnjë lidhje me personat që ishin jashtë. Ne vetëm do të largoheshim kur të shpërthente burgu. S’i kam takuar kurrë, s’i njoh ata persona. Unë kam ikur në drejtim tërësisht tjetër.

A ka pasur atë natë një përleshje mes jush dhe forcave të sigurisë së burgut?

Jo nuk ka pasur përleshje mes nesh. Kjo që po ju them verifikohet lehtësisht nga kamerat e sigurisë së burgut. Ne jemi larguar. Kaq. Përplasja ka ndodhur me personat që ndodheshin jashtë burgut, të cilët ju shpjegova me parë që si kam njohur dhe si kam takuar kurrë në jetën time. As Marjani nuk më ka treguar se kush ishin ata persona. Ai nuk fliste për ta. Marjani ishte i tërhequr. Ishte arrestuar që 14 vjeç. Ka bërë 17 vite burg. Ishte keqtrajtuar nga autoritete greke, siç ka ndodhur me shumë shqiptarë të tjerë.

Marre nga BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura